BUKURIA DHE E VËRTETA

    Poezi: Amiri Baraka
    Përktheu: Fadil Bajraj

    Hej, dua t’ju them të gjithë ju poetëve, të gjithë ju njerëz
    mjaftueshëm të fortë për të qenë të poetë. Sepse së pari nëse
    je poet duhet të nënshkruash një leje se do të jetosh në varfëri
    gjithë jetën e lume. Ama janë dy njerëz, njëri quhej Keats, tjetri
    quhej Du Bois, ata kanë thënë se janë sall dy gjëra për të cilat një
    poet duhet të merakoset, e Vërteta dhe e Bukura. Kështu që
    pavarësisht se çka thotë dikush për ty, ose nëpër çfarë lloj vuajtjeje
    duhet të kalosh për ta shkruar atë, nëse beson në të, mund të mbash
    të vërtetën lart, në një shoqëri plot me gënjeshtra, nëse mund të
    mbështesësh bukurinë në një shoqëri të bazuar në shëmti, nëse mund
    ta bësh atë atëherë je mjaft i fortë për të qenë poet. A tingëllon kjo
    si shovinizëm poetik? Bën vaki. Pra, unë dua që ju ta mbani mend
    atë. Pavarësisht se në çfarë liste ju vendosin dhe thonë se je person i keq.
    Pa marrë parasysh se ata do nuk do të të japin para dhe do të përpiqen të
    t’i shterin fjalët me uri, përnjëmend do të përpiqen ta bëjnë këtë. Ama ti
    mbaje mend, ti i ke dy gjëra: të Vërtetën dhe të Bukurën. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    A rekomandohet përdorimi i pecetave të lagura

    Lajmi i rradhës

    Për dallim nga Gjermania, ambasadori amerikan në Beograd nuk sheh shumë manipulime në zgjedhjet e Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë