Taravari drejt opozitës – kritikon VLEN-in dhe nuk bëhet pjesë e Frontit Europian

    Kryetari i ASh-së, Arben Taravari vlerëson se partia e tij është më mirë të kalojë në opozitë për shkak të raporteve të rrënuara mes partnerëve brenda Qeverisë, përcjell Nistori.

    Në një prononcim për Lajm, Taravari tha se vendimin përfundimtar do ta sjell kryesia e partisë dhe paralajmëroi se së shpejti do të realizojë edhe një takim me kryeministrin Mickoski.

    “Nuk kemi një qëndrim definitiv, por besimi mes nesh aty në koalicionin qeverisës është në situatë të mjerueshme, duhet të takohem edhe me kryeministrin edhe njëherë se është korrekte të takohemi edhe një herë dhe besoj se Aleanca për Shqiptarët më mirë të jetë në opozitë dhe të mundohet të bëjë garë sa më të mirë, sa më të suksesshme, të organizohet nëpër shtabe, nëpër degët dhe të tentojë të fitojë sa më shumë komuna. Por, vendimin definitiv duhet ta sjelle kryesia e partisë”, deklaroi Taravari.

    Pas deklaratave të Ziadin Selës se Arben Taravari duhet të kërkoj falje për vendimin e tij për të shkuar në koalicionin VLEN, që çoi në përçarjen e ASh-së, Taravari nuk sheh asnjë arsye për kërkim falje, madje thotë se është Ziadin Sela ai që duhet t’i kërkoj falje atij.

    Ndryshe, Taravari hodhi poshtë mundësinë që partia e tij të bëhet pjesë e “Frontit Evropian”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    PSE JEMI DUSHMANË TË PASTËRTISË?!

    Lajmi i rradhës

    Prindërit e fëmijëve me aftësi ndryshe në RMV kërkojnë statusin prind-kujdestar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë