Kafe me ‘shije’ varfërie, por me çmim luksi

    Brenda një periudhe të shkurtër kohore, çmimi i kafesë është rritur ndjeshëm, duke e bërë atë luks, të papërballueshëm për të gjithë qytetarët.

    Rritja e çmimeve të kafesë në bursën ndërkombëtare të kafesë midis 5 gushtit 2024 dhe 29 prillit të këtij viti ka pasur rritje drastike prej gati 60 përqind, sipas të dhënave nga “Trading Economics”

    Çmimet e kafesë po thyejnë rekorde për shkak të kushteve të të vështira të motit në rajonet e kultivimit të kafesë në Brazil. Sipas kompanive globale të kafesë, çmimi pritet të vazhdojë të rritet më tej. Por sipas tyre, ka vetëm dy gjëra që mund ta parandalojnë këtë: e para, Brazili dhe Vietnami duhet të kenë rendimente të mira dhe çmimet të mos rriten kur rritet kërkesa.

    Qytetarët thonë se çmimi i kafesë është rritur me shpejtësi dhe në mënyrë drastike, por shtojnë se sado që të rritet çmimi i kafesë, ata nuk do të heqin dorë prej saj dhe do të vazhdojnë ta pinë.

    “Beso, papritmas u rrit çmimi, i shoh fëmijët që e blejnë për 80-90 denarë, tani është 160 denarë, për të mos përmendur ato kafetë më të shtrenjta, unë i pi ato më të lirat”, tha një qytetar.

    “Asnjë rritje në vendin tonë nuk është e justifikuar. Sa është më shtrenjtë? – Nuk e di, çmimet e fundit madje më habitën në disa tregje, 200 gramë kafe kushton 149 denarë, kështu që kjo më habiti, le të themi se ishte 102-105 për 200 gramë, por 149 disi më dukej mjaft shtrenjtë”, tha një tjetër qytetar.

    “Mendoj se studentët mund ta kenë më të vështirë si të rinjë që janë dhe që ulen për një kafe, s’mund ta përballojnë nëse çmimet janë kaq larta. Pra, sipas mendimit tuaj, rritja e çmimit të kafesë nuk është e justifikuar? Mendoj që jo”, shtoi një tjetër.

    “Si gjithmonë, asgjë nuk është e qartë për ne në këtë vend. Nuk është e justifikuar, por ata kanë llogaritjet e tyre mbi kurrizin e popullit, po pasurohen. Sipas mendimit tuaj, sa është bërë më e shtrenjtë kafeja? – Sipas mendimit tim, rreth 20-30 përqind”, tha një qytetar.

    “Jo, nuk pi shumë, por kur pi më pëlqen kafeja, nuk e di, mendoj se ndoshta çmimet, ashtu siç janë duke u rritur, duhet të ulen pak nëse ka mundësi tani me të gjitha politikat”, theksoi një tjetër qytetar.

    Sipas ekspertëve, çmimi i kafesë edhe gjashtë muajt e ardhshëm do të jetë në rritje të vazhdueshme. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Mijëra infermierë braktisin RMV-në për një të ardhme më të mirë

    Lajmi i rradhës

    Shteti i ‘personave’ fantazmë – kur administrata s’të gjen as me GPS, jo më me letërnjoftim!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë