Në vendin tonë, ofrimi i ndihmës juridike falas është një e drejtë e garantuar për qytetarët që nuk kanë mundësi të përballojnë shpenzimet e përfaqësimit ligjor. Kjo e drejtë u takon personave me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura, përfituesve të ndihmës sociale, personave me aftësi të kufizuara, viktimave të dhunës në familje, azilkërkuesve, personave pa shtetësi, të moshuarve pa mbështetje familjare, të miturve të përfshirë në procedura ligjore, si dhe personave që ndodhen në burg apo paraburgim. Përfaqësues të Shoqatës së Juristëve të Rinj sot në Kërçovë informuan qytetarët për hapat që duhet të ndjekin këto kategori për të përfituar ndihmë juridike falas në përputhje me ligjin.
“Në vitin 2023 përkrah ndryshimeve të ligjit për evidentim në librin amë janë paraparë edhe lehtësime në regjistrimin e të posalindurve dhe u sollën edhe ndryshime për ligjin e letërnjoftimeve për paraqitjen e vendit dhe vendbanimit disa lehtësime tërëthore me qëllim që këto persona, kryesisht kategoritë e rrezikuara, psh: persona që nuk posedojnë fletëpronesim, nuk posedojnë fakt për përvetësim, munden që në më shumë mënyra ta paraqesin vendbanimin dhe të marrin letërnjoftim. Ndërsa përderisa po punohet për persona që janë kategori e rrezikuar, mundet lirisht të paraqiten edhe te shoqata jonë edhe tek zyrat tona për të përfituar ndihmë juridike falas”, tha Aleksandra Efrimova – Shoqata e juristëve të rinjë.
Ndihma juridike falas është primare dhe sekondare. Ajo primare është për te gjithë ndërsa sekondare për kategoritë e rrezikuara sociale të cilat kanë të drejtë për avokat falas në çfarë do lloj rasti.
“Ndihma juridike falas ka dy kategori, ndihmë primare falas që është këshillë juridike, informacionet juridike, plotësimi i dokumenteve, mund të përfitojë çdo qytetar pa dallim nga gjendja financiare, çdo qytetar mund të përfitoj ndihmë primare juridike falas. Ndihmë sekondare falas dhe avokat nëse ka nevojë për procedur gjyqësore”, theksoi Irena Cucullovska Jakimovska – Udhëheqëse e programit për ndihmë juridike falas.
Aplikimi për ndihmë juridike falas bëhet pranë njësive rajonale të Ministrisë së Drejtësisë ose në zyrat e organizatave të licencuara që ofrojnë këtë shërbim. Formularët janë pa pagesë dhe procedura është e thjeshtuar, me qëllim që të sigurohet një qasje sa më e lehtë për qytetarët. /TV21/