Bilalli: s’duhet kërkuar mendim nga Komisioni i Venecisë për ligjin e gjuhëve dhe përfaqësimin e drejtë në RMV

    Në prag të seancës përgatitore të Gjykatës Kushtetuese lidhur me Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, analisti politik Mersel Bilalli, i cili do të marrë pjesë në debat thekson se është absurde tentimi për reduktim të segmenteve të caktuara, pasi shqipja është gjuhë e dytë zyrtare me kapacitet të plotë në logjikën kushtetuese, por dhe atë të Komisionit të Venecisë dhe Këshillit të Evropës.

    Sipas tij për vende si Maqedonia e Veriut nuk duhet fare kërkuar mendim nga Komisioni i Venecisë, as për ligjin e gjuhëve e as për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.

    “Por esencën e problemit do ta nxjerrë sepse gjuha shqipe, përveç asaj që dikush tenton ta margjinalizojë si e pakicës, madje edhe e redukton në segmente të ndryshme, realisht është një gjuhë e dytë zyrtare me kapacitet të plotë në logjikën kushtetuese dhe në logjikën e komisionit të Venecisë, por edhe të këshillit të Europës. Dhe mendoni se do të ketë qasje të drejtë nga gjykata kushtetuese ndaj gjuhës shqipe? Nuk e di a mundet dikush ta zbërthen atë sepse ju mund të parashikoni çdo person përpos një person të dehur, person budalla, të paditur, nacionalist. Nuk dëshiroj të hyj sepse nuk e kam kodin mental të tyre se çfarë mund të bëjnë ato. Ato kanë një strategji të dikujt që për mbrapa i mentoron por mendoj se ajo seancë do t’i jep një kahe tjetër dhe do të bën një ndalje të hovit të margjinalizimit të pozicioneve”, tha Bilalli. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    22 nga 34 komuna në RMV pa gjelbërim minimal

    Lajmi i rradhës

    “Faktori politik t’i marrë përgjegjësitë, jo të presë zgjidhje nga qielli”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë