Rebelimi i qytetarëve e bëri atë, në vend të çelikut, të njohur sot për gjelbërimin e tij
Në Yorkshirin kodrinor shtrihet qyteti Sheffield, i quajtur sipas lumit Sheaf që rrjedh nëpër qytet.
Është një qytet anglez që dikur ishte i famshëm për çelikun, prandaj edhe ka pseudonimin “qyteti i çelikut”, megjithatë sot nuk njihet më për industrinë e tij, por për gjelbërimin.
Qyteti me nëntë herë më shumë pemë se sa njerëz ka pak më shumë se gjysmë milioni banorë të cilët pajtohen se natyra duhet të ruhet. Lagjet e qytetit të shpërndara në shtatë kodra rrethojnë qendrën e qytetit, , e cila ndodhet në mes të luginës.
“Qyteti i Çelikut”
Qyteti ndodhet në bashkimin e pesë burimeve – lumit Don dhe katër degëve të tij: Sheaf, Rivelin, Locksley dhe Porter Brook – të cilët luajtën një rol të rëndësishëm në evolucionin e Sheffield. Këto ujëra kanë furnizuar me energji qindra mullinj që nga shekulli i 12-të.
Sheffieldi ishte i njohur edhe për prodhimin e takëmeve, veçanërisht thikave. Gjatë Revolucionit Industrial, prodhimi i Sheffieldit u rrit aq shumë sa fitoi nofkën e tij, transmeton Telegrafi.shutterstock
Megjithatë, “Qyteti i Çelikut” është sot kampioni britanik dhe evropian për sa i përket sasisë së gjelbërimit urban. Besojeni ose jo, më shumë se gjashtëdhjetë përqind e sipërfaqes së qytetit është e mbuluar nga parqe, pyje dhe kopshte, duke përfshirë një të tretën e Parkut Kombëtar të Distriktit Peak.
Autoritetet e qytetit janë angazhuar me vendosmëri për ruajtjen e natyrës dhe plani i tyre është që qyteti të ulë emetimet e dioksidit të karbonit në zero deri në vitin 2025.
Ndryshimi në mënyrën e të menduarit të banorëve u ndikua më shumë nga drama që ndodhi pak më shumë se dhjetë vjet më parë, kur kontraktorët bashkiakë filluan të prisnin pemë të shumta të shëndetshme. Banorët u rebeluan dhe ndërkohë lindi iniciativa e gjelbër “Partneriteti i Pemëve të Rrugës Sheffield”, e cila filloi të punonte në mënyrë agresive për gjelbërimin.
Qyteti me më shumë pemë në Evropë
Sot, me afërsisht 4.5 milion pemë që rriten në të gjithë qytetin, Sheffield ka më shumë pemë për person se çdo qytet tjetër në Evropë.
Disa banorë pohojnë se ia detyrojnë mjedisin e tyre të shëndetshëm incidentit të prerjes së pemëve të lartpërmendur, sepse kur pothuajse i humbën ato, u lidhën me pemët më shumë se kurrë më parë – dhe e përdorën energjinë e gjeneruar nga zemërimi i tyre për gjëra konkrete.