Tetova s’ka për të pushuar së qeshuri këtë të shtunë!

    Këtë fundjavë, qyteti i Tetovës do të mbushet me të qeshura dhe atmosferë festive me rikthimin e STAND UP FESTIVAL, i cili këtë vit shënon edicionin e tij të tretë. Festivali i komedisë do të mbahet më 17 maj (e shtunë), në ora 20:00, në ambientet e Pallatit të Kulturës në Tetovë, përcjell Nistori.

    Publiku do të ketë mundësinë të shijojë performanca nga disa prej emrave më të njohur të humorit shqiptar: Hasim Memishi Sopi, Kushtrim Qerimi, Valina Muçolli, Avni Shkodra, si dhe Shpend Ahmeti, i cili vjen në një rol të ri si komedian.

    Festivali synon të sjellë një natë të paharrueshme për qytetarët e Tetovës, duke përzier humorin e zgjuar me realitetin e përditshëm në një mënyrë unike dhe argëtuese.

    Organizatorët bëjnë thirrje për pjesëmarrje masive dhe premtojnë një mbrëmje plot energji pozitive dhe shumë të qeshura. Biletat mund t’i bleni para Pallatit te Kulturës apo edhe t’i rezervoni në numrin e telefonit 070 374 791 /Nistori/

    🎤 STAND UP FESTIVAL – Edicioni i 3-të
    📍 Tetovë, Pallati i Kulturës
    📅 E shtunë, 17 Maj
    🕗 Ora 20:00

    Mbrëmje humori që nuk duhet humbur!
    Në skenë:
    🤣 Hasim Memishi Sopi
    🤣 Kushtrim Qerimi
    🤣 Valina Muçolli
    🤣 Avni Shkodra
    🤣 Shpend Ahmeti

    Ejani të qeshim së bashku me emrat më të mirë të stand up-it shqiptar!
    🎟️ Hyrja me bileta

    Lajmi Paraprak

    Emri i jargavanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë