Kompanitë e Maqedonisë së Veriut në tremujorin e parë të këtij viti kanë lidhur më pak kontrata për punë ndërtimore jashtë vendit, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
“Në periudhën janar- mars 2025, vlera e përgjithshme e punëve ndërtimore të kontraktuara jashtë vendit ishte 58 285 mijë denarë, që është për 65.2 % më pak krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.
Më së shumti punime janë kontraktuar në Gjermani (25 milionë denarë), ndërsa në Shqipëri (30 milionë denarë), Danimarkë (2 milionë denarë) dhe në Çeki (760 mijë denarë).
Në këtë periudhë, ka rënie edhe vlera e punëve ndërtimore që janë kryer jashtë vendit, duke arritur vlerën 23 milionë denarë. Punime më së shumti janë përfunduar në Shqipëri (14 milionë denarë), Gjermani (6 milionë denarë), Danimarkë (2 milionë) dhe në Çeki (799 mijë denarë).
“Ndërmarrjet ndërtimore nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën e përmendur, kanë kryer punë ndërtimore jashtë vendit në vlerë prej 23 320 000 denarë, që është për 55.8 % më pak me periudhën e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti.