Kultivuesit e dredhëzave në hall nga mungesa e krahut të punës!

    “Ne ditën e fillojmë në ora 3:30 e mëngjesit, mbledhim dredhëzat, i shesim dhe ditën e përfundojmë në ora 10:00 e mbrëmjes. Nga ora 3 deri në 10 je aktiv? Po.

    Edhe pse shumë të rinj kërkojnë një jetë më të mirë jashtë vendit, Senad Islami, një bujk i ri, nga fshati Çiflik i Shkupit, ka zgjedhur që në vendin e tij të lindjes të merret me kultivimin e dredhëzave. Ai në vit kultivon rreth 25 tonë dredhëza për tregun vendor.

    “E ke të garantuar shitjen? Shitja është e garantuar por çmimi nuk është asnjëherë i garantuar, kemi klient të rregullt dhe nuk na ngelin pa shitur por mund të na ngelin pa i mbledhur”, tha Senad Islami – Bujk.

    Mungesa e fuqisë punëtore në kulmin e sezonit të vjeljes është sfida më e rëndë për kultivuesit e dredhëzave, gjë që sipas Senad Islamit, po rrezikon të shkojë dëm një pjesë e konsiderueshme e frutave, ndërsa sa i përket çmimit, këtë vit është më i lartë se vitin e kaluar.

    “Çmimi në treg këtë vit është më i lartë se vitet e kaluara. Në vitin e kaluar çmimi ishte rreth dy euro apo dy e gjysmë më së shumti, por këtë vit është edhe kualiteti më i mirë. Ku shiten, në vendin tonë apo edhe jashtë shtetit? Shumica e dredhëzave shitet në vendin tonë, Shkupi, Tetova, Gostivari, janë klient të rregullt të dredhëzave”, shtoi Senad Islami – Bujk.

    Dredhëzat e para vendore, këtë vit në treg shiten 200 denarë për kilogram. Në rritjen e çmimit të dredhëzave ndikuan edhe ndryshimet klimatike dhe temperaturat e ulëta të prillit që shkatërruan një pjesë të konsiderueshme të frutave të para.

    Nga Ministria e Bujqësisë u kërkua nga të gjithë bujqit që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore këtë vit që të lajmërojnë dëmet në komunën përkatëse. Pas vlerësimit të dëmeve nga autoritetet komunale dhe institucionet përkatëse, nga kjo ministri u tha se do të ndërmerren hapat për kompensimin e humbjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Pacientët presin me muaj për tomografi në “Nënë Tereza”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë