Miliona euro nga Serbia për serbët në Kosovë, por nuk dihet se kush janë përfituesit

    Të hyrat që ndahen nga buxheti i Kosovës për komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës në Serbi shkojnë përmes rrugëve ligjore, siç janë të përcaktuara nga autoritetet e këtij vendi, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhë me milionat e Serbisë që hyjnë në Kosovë.

    Qeveria e Serbisë vazhdon të dërgojë miliona euro çdo vit në Kosovë për komunitetin serb, por ende nuk dihet saktësisht se ku përfundojnë këto mjete dhe kush janë përfituesit e tyre.

    Shpesh janë raportuar raste për keqpërdorim të këtyre mjeteve edhe nga politikanë serb në Kosovë, mirëpo pavarësisht kësaj ende nuk ka hetim konkrete për këto të hyra.

    Politikani serb, Radoica Radomiroviq më 07.02.2025, kishte treguar së si në Komunë e Leposaviqit për projekte të njëjta mori para edhe nga Qeveria e Kosovës dhe nga Qeveria e Serbisë.

    Radomiroviq akuzon për mungesë të transparencës pasi, sipas tij nuk dihet së ku përfunduan vërtetë këto mjete.

    Kryeredaktori i KALLXO.com, Kreshnik Gashi i cili ka ndjekur për se afërmi disa prej këtyre investimeve, shpjegon se këto fonde përfunduan në llogarit e kompanive që janë të lidhur me njerëz të politikës, madje nga këto përfituan edhe politikanë të Listës Serbe në Kosovë.

    “Parat që kanë ardhë nga Qeveria e Serbisë, janë përdorë në Kosovë nga kompani të ndryshme janë bartë më pas tek grupe të ndryshme të interesit e me pas edhe janë financu edhe partitë politike, sidomos Lista Serbe e cila pastaj ka dëmtu demokracinë në vendin tonë”- tha Gashi.

    Tutje, Gashi thotë se mjetet e Serbisë që hynë në Kosovë jo gjithherë kanë për qëllim ta ndihmojnë komunitetin serb dhe se shpesh këto u përdoren nga grupe të caktuara për qëllime jo të mira./Kallxo.com

    Lajmi Paraprak

    Vitaminat që çdo grua duhet të marrë çdo ditë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë