Më afër familjes, larg burgut / Hallkat elektronike pritet të ulin mbipopullimin në burgje

    Hallkat elektronike të shumëpritura për të burgosurit po bëhen realitet. Hallkat pritet të kontribuojnë në uljen e mbipopullimit në burgje dhe deri më tani, rreth 60 të burgosur kanë përmbushur kërkesat për të marrë hallkë elektronike dhe për të vuajtur dënimin e tyre në shtëpi, nën monitorim elektronik 24-orë.

    Të burgosurit gjithashtu mund të marrin hallkë elektronikë me kërkesën e tyre.

    “Mundësia për të kërkuar hallka shtë në dy mënyra– njëra është që vetë të burgosurit ta kërkojnë atë ose nëpërmjet përfaqësuesve të tyre të autorizuar, avokatëve ose vetë burgjeve. Ia lëmë atyre që paraqesin kërkesë kurse për ata që nuk e bëjnë, burgjet do të jenë ato që do të paraqesin kërkesë në gjykata në emër të tyre. Ligjet pozitive në Maqedoni lejojnë që tre kategori të burgosurish të kenë hallka. Këtu përfshihen të moshuarit dhe të dobëtit, gratë shtatzëna ose nënat me fëmijë të vegjël, dhe kategoria e tretë është për të sëmurët e rëndë ose ata me aftësi të kufizuara”, tha Aleksandar Pandov, drejtor i Drejtorisë së shqiptimit të sanksioneve.

    Sipas Ministrit të Drejtësisë, këto hallka elektronike nuk janë vetëm pajisje teknologjike, por mjet për reformë në sistemin e burgjeve.

    “Përmes përdorimit të tyre, ne ofrojmë alternativë ndaj burgut, duke zvogëluar mbipopullimin në institucionet korrektuese, risocializim më të mirë dhe siguri më të madhe për qytetarët. Ky nuk është vetëm përmirësim i ri teknik, është përcaktim i qartë se drejtësia mund të administrohet me dinjitet dhe respekt për të drejtat e njeriut”, u shpreh Igor Fillkov, ministër i Drejtësisë.

    Fillkov njoftoi gjithashtu ligj të ri për lirimin me kusht që parashikon zbatim më të gjerë të arrestit shtëpiak dhe lirimit me kusht.

    Në burgjet e Maqedonisë ka 2,300 të burgosur dhe 400 të paraburgosur kurse janë pikërisht hallkat elektronike që duhet të kontribuojnë në uljen e popullsisë së burgjeve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Inteligjenca Artificiale / Mundësi që portalet të përhapin dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë