Ndërtimet ilegale në Çair — Arsovska në terren në rolin e ‘inspektores’

    Përderisa Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Çairit, vazhdojnë përplasjet për gjendjen me mbeturinat, qytetarët janë ata të cilët e pësojnë këtë situatë të krijuar.

    E para e Shkupit Danella Arsovska, sot ishte në terren në rolin e inspektores për të kontrolluar ndërtimet pa leje në Çair. Akuzoi kreun e Komunës Visar Ganiun, dhe këshilltarët e Shkupit nga radhët e VMRO DPMNE-së dhe VLEN-it se ata janë fajtorë për situatën e krijuar me Higjienën Komunale dhe transportin publik në Shkup.

    “Kush thonë se ka pastruar, ai ka hedhur, ka marrë kamion që e ka angazhuar atë ditë, ndoshta me nënvetëdije e ka angazhuar sepse e kapëm të cilin e ka angazhuar që të grumbulloje mbetje shtëpiake dhe ta hedhe para kontejnerëve në rrugët kryesore para kontejnerëve që më pas ju të incizoni”, deklaroi Danella Arsovska – Kryetare e Qytetit të Shkupit.

    Arsovskës i propozuam që të shkojmë së bashku të shohim gjendjen me mbeturinat.

    “Unë do të propozoja që të shkojmë LIVE dhe të shohim situatën nëpër kontejnerë. Kompetencat janë të Higjienës Komunale, ja ku është.

    Vetëm me një kusht që të shkojmë me autobusë të qytetit.

    Për autobusin e qytetit do të drejtoheni tek koalicioni VMRO-DPMNE dhe Vlen, i njëjti Ganiu me Izet Mexhitin, ata nuk i votojnë, ju keni zgjedhur me vota 45 veta të cilët nuk votojnë 40 muaj për autobusë”, tha Arsovska.

    Ndërkohë që Arsovska “inspektonte” në terren ndërtimet pa leje, kjo ishte situata në terren me mbeturinat dhe qytetarët që ankohen tash e sa kohë për situatën e krijuar. Qytetarët shprehen të revoltuare nga Danella Arsovska.

    “Kjo është e tmerrshme, çdo ditë kalojmë nga këtu dhe këtë e shohim, ndoshta nuk vijë të grumbullojnë mbeturinat por kjo është e tmerrshme, ndërsa mbytemi në papastërti dhe mikrobe”, tha një qytetare.

    “Tani e dëgjova deklaratën e Danellës dhe atë që tha është politikë, e vërteta nuk është ashtu. E vërteta është kjo që po shihni tani para nesh, paguajmë për shërbime komunale dhe ja kjo ndodhë, problemin le ta zgjidhin Qyteti i Shkupit dhe HK, apo çdo komunë të formoje kompaninë e higjienës komunale dhe të kryejnë punë do paguajmë në komunë, perse të paguajmë Qytetin e Shkupit”, u shpreh një qytetar.

    Sipas Visar Ganiut, Arsovska u zgjua nga gjumi pas tre vitesh pavarësisht kërkesave të Çairit, për të inspektuar gjendjen në terren kur bëhet fjalë për mbeturinat.

    “Me vjen mirë që zonjës Arsovska pas tre viteve e gjysmë i shkel këmba në Çair si qytetar e Qytetit të Shkupit. Unë kam edhe letra komunikimi që inspektorati të vepron në komunë të Çairit dhe nuk kemi pasur asnjë përgjigje deri tani. Me vjen mirë që ajo sot është zgjuar pas asaj pres konference ku e shihni se nuk funksionon grumbullimi i mbeturinave, materialeve voluminoze, morëm iniciative t’i grumbullojmë na ndaluan, pa e kritikuar Qytetit e Shkupit, na thirren për bashkëpunim të nesërmen dhe atje ka pasur tone të larta ku inspektorët tonë janë përzënë prej Qytetit Shkupit”, deklaroi Visar Ganiu – Kryetar i Komunës së Çairit.

    Me gjendjen e krijuar të mbeturinave, qytetarët e Shkupit tash e sa kohë përballën me këtë problem të pa zgjidhur jo vetëm në komunën e Çairit por edhe në komuna tjera të Shkupit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon bojkoti i mësimit në Nerovë — kërkojnë legalizimin e shkollës së re

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë