FFM dënoi futbollistë, udhëheqës të klubeve pas hetimeve për kurdisje të ndeshjeve

    Për shkak parregullsive të ndryshme në ndeshje të ndryshme në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Federata e Futbollit të Maqedonisë ka dënuar për futbollistët, ekipet dhe udhëheqësit e tyre.

    Në lidhje me ndeshjen ndërmjet Kozhufit dhe Bashkimit, ku ekipi mysafir arriti të marrë tre pikë në fund të ndeshjes, duke shënuar një gol të dyshimtë. Këto pikë u anuluan nga Federata. Trajneri i Kozhufit, Sllavço Georgievski, për 2 vjet nuk do të mund të ushtrojë funksionin, sikurse edhe drejtori teknik Pepi Georigev.

    Në ekipin e Kozhuvit ka filluar procedurë ndaj K.S., J.P., B.K. dhe D.B., ndërsa për arsye të njëjta procedurë është filluar edhe kundër KF Bashkimi.

    Federata ka ndaluar edhe Enes Dervisihin nga Gostivari të marrë pjesë për një muaj në ngjarje të futbollit, Fabrice Tambën nga Shkëndija për një ndeshje, Dimitri Poposkin nga Bregallnica për një ndeshje, Damjan Serafimov nga Bregallnica për dy ndeshje dhe Kiril Stojkovin nga Kozhufi për një vit.

    Për shkak përdorimit të mjeteve piroteknike në fushën e futbollit, ndaj Shkëndijës dhe Makedonija Gj.P. do të ketë procedurë, sikurse edhe ndaj Furkan Fetahit nga Bashkimi dhe Kiril Stojkovit.

    Cane Millosheskit dhe Nikolla Cvetkoski, njëri kryetar e tjetri sekretar në Lidhjen Komunale të Futbolli – Ohër, nuk do të mund të marrin pjesë më në aktivitete të ndryshme sportive.

    Lajmi Paraprak

    “Janë do rrugë në qytetin tim”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë