“Ne jemi dëshmitarë të gjenocidit në Gaza dhe po heshtim”

    Presidentja e Sllovenisë, Natasa Pirc Musar, ka akuzuar Izraelin për gjenocid në Gaza gjatë vizitës së saj të parë në Bruksel.

    Në fjalimin e saj para deputetëve të Parlamentit Evropian, ajo theksoi rëndësinë e zgjerimit të Bashkimit, të cilin e cilësoi si një domosdoshmëri gjeopolitike.

    “Ky është gjenocid”, tha Pirc.

    “Unë do të guxoj ta them këtë këtu dhe sot në Parlamentin Evropian… ne jemi dëshmitarë të gjenocidit. Ne po e shohim atë, po e shikojmë dhe po heshtim.”

    Bëhet e ditur se ajo gjithashtu ka dënuar ngjarjet në Lindjen e Mesme, shkruan AA.

    Duke folur për reagimin e BE-së ndaj katastrofës humanitare në Gaza, ku Izraeli ka bllokuar ndihmën humanitare nga fillimi i marsit deri në fillim të kësaj jave, presidentja sllovene tha se ajo e kupton që vendet anëtare kanë pikëpamje të ndryshme.

    Megjithatë, sipas saj, edhe ata që kanë marrëdhënie miqësore me Izraelin nuk duhet ta harrojnë ligjin humanitar.

    Raportohet se konflikti i Lindjes së Mesme ishte një nga temat e bisedimeve të saj me presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, të cilët e siguruan atë se BE do të angazhohej më fuqishëm në negociatat e paqes në rajon.

    Ndryshe, tema e dytë qendrore e vizitës së presidentes në Bruksel ishte zgjerimi i unionit, i cili, sipas saj, është jo vetëm një domosdoshmëri gjeopolitike, por edhe një detyrim moral që buron nga angazhimet e BE-së.

    Ajo ka diskutuar edhe për anëtarësimin e shteteve të reja në bllok me Komisioneren kompetente evropiane, Marta Kos.

    Pas takimit, Pirc Musar deklaroi se ndajnë vizionin se zgjerimi në Ballkanin Perëndimor, Ukrainë dhe Moldavi nuk është vetëm një proces teknik, por një investim strategjik për paqen, stabilitetin dhe të ardhmen e Evropës. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Rregullat më të pazakonta të trafikut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë