Diktatori doli edhe një herë në shesh.
I kishte rënë një nur sikur do të vdiste vrik.
E goditi dy herë me gishtin tregues mikrofonin
– Ua kam nxirë jetën
– Ua kam vjedhur bukën e gojës
– Ju kam gënjyer ndër sy
– Ju kam tallur hapur
– Ua kam vjedhur votën
– Ua kam mohuar fjalën
– Ju kam mbytur në gaz
– Ju kam kalbur në burg
– Ju kam zhdëpur në dru
– Ua kam shembur shtëpitë
– Ju kam syrgjynosur
– Ju kam përgjuar kudo
– Ç’nuk ju kam punuar…
Atëherë nuk duruan disa nga turma:
– Të të vijë turp si flet për veten Tënde!
– Na sill fakte!
– Ti je më i miri!
– Ta marrshim t’keqen!
– Marrsh nga ditët tona!
– Rroftë Diktatori!
Ndërsa diktatori i hutuar shtrëngoi zemrën me dorë, një agjent i fshehtë i regjimit thirri i pari:
– Poshtë Diktatori!
Burimi: Kujtim Shabani