Vetëm këtë vit u raportuan 48 raste të dhunës në shkollat e RMV

    Ministria për Arsim dhe Shkencë ka pranuar 48 raste të dhunës nëpër shkolla. Këto raportime janë paraqitur në formë elektronike në adresën që ishte formuar nga ministria.

    “Nxënësit, prindërit dhe palët e tjera të interesuara mund të raportojnë rastet e dhunës në shkollë në adresën e posaçme të email-it [email protected]. Këtë vit, në këtë adresë janë pranuar 48 raportime. Nga këto, 28 janë zgjidhur dhe 20 janë në procedurë. Numri i rasteve është dukshëm më i ulët se vitin e kaluar shkollor, ku ishin mbi 120 raportime”, raportoi MASH-i.

    Elena Ivanovska, sekretarja shtetërore në MASH, vlerësoi se po punohet për shkolla me zero tolerancë ndaj dhunës.

    “Përveç adresës speciale të e-mailit, dhuna nga bashkëmoshatarët mund të raportohet edhe drejtpërdrejt në Shërbimin Pedagogjik ose në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit”, sqaroi Ivanovska.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët, larg e më larg institucioneve!

    Lajmi i rradhës

    BE ofron shtatë milionë euro për zhvillimin e projekteve mjedisore në Prespë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë