Posta e Maqedonisë, shteti i pa interesuar për investime

    Shteti nuk ka interesim të investojë në Postën e Maqedonisë, institucionit të harruar që ndër vite punon me humbje. Ndërsa krahas qytetarëve që nuk janë të kënaqur me shërbimet joefikase, edhe punëtorët nuk janë të kënaqur me kushtet dhe pagat. Drejtori Orhan Kurtishi, me të cilin para gjashtë muajsh evidentuam problemet në Qendrën Logjistike të Postës, e njohur si Shkupi 2, thekson që situata prej atëherë nuk ka ndryshuar, pasi që pa ndihmën e Qeverisë nuk munden të bëjnë investime kapitale.

    “Kemi kërkuar nga qeveria që të na ndihmojë pikë së pari në blerjen e makinerisë e cila është një makinë për sortim. Për shkak se kemi probleme me numrin e të punësuarve. Ne ballafaqohemi edhe me infrastrukturë të vjetër, në qoftë se flasim për Shkupi 2. Unë kam lëshuar informim deri në Qeveri për gjendjen e objektit. Te Shkupi 2 apo te qendra logjistike, është një objekt ku mbi të kalon hekurudha dhe është i amortizuar tërësisht. Nuk është investuar për mirëmbajtje asgjë dhe kemi problem gjatë kohës kur ka reshje shiu. Uji që grumbullohet mbi të, i gjithë hyn brenda. Definitivisht po rrezikon pjesën e punëtorëve pasi ka lagështi, por është edhe komplet instalimi i rrjetit elektrik”, tha Orhan Kurtishi, drejtor i Postës së Maqedonisë.

    Për tejkalimin e gjendjes, Qeveria deri më tani nuk ka ofruar ndihmë financiare. Drejtori Kurtishi thotë që për stabilizim të gjendjes nevojiten 3 milionë euro. Posta këto para kërkon që t’i marrë si kredi në bankë, por për shkak të historisë së keqe financiare, Banka nuk i beson Postës që t’i jep para. Për këtë, kërkon që të jep garancia qeveria. Megjithatë, deri më tani edhe qeveria nuk miraton garanci të tillë.

    “Kredia kam kërkuar që të jetë kredi specifikisht për investime të caktuara të cilat i kemi paraparë edhe në planin vjetor dhe operativ. Bëhet fjalë për gjithë këtë investim diku 3 milionë euro, ku do të përfshihej parku i veturave, do të përfshihej softueri i cili është për funksionimin postar të brendshëm – pra komplet zinxhiri i punës postës, dhe do të përfshihej”, theksoi Orhan Kurtishi, drejtor i Postës së Maqedonisë.

    Mungesa e investimeve kapitale, ka shkaktuar që Posta të ngec edhe me procesin e digjitalizimit. Ndërsa në vazhdimësi përballet me mungesë kuadrosh. Të rinjtë nuk e shohin Postën si vend atraktiv për të punuar, duke i pasur parasysh kushtet e punës dhe pagat e ulët. Mosha mesatare e punëtorëve në Postat e Maqedonisë është 55-vjeçare./Alsat

    Lajmi Paraprak

    Rrëfimet e nënave të Srebrenicës në tri dekada kërkimi për drejtësi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë