Psikologu amerikan jep strategjinë për t’u përballur me ‘teknologjinë e madhe’

    Psikologu amerikan dhe autori i bestsellerëve, Jonathan Haidt, ka ngritur një alarm të fuqishëm për atë që e quan krizë të shëndetit mendor tek fëmijët, e shkaktuar kryesisht nga përdorimi i tepërt i telefonave inteligjentë dhe rrjeteve sociale.

    Gjatë një vizite në Mbretërinë e Bashkuar, Haidt promovoi një libër të tij “The Anxious Generation”, i cili ka shitur 1.7 milionë kopje dhe ka ndikuar në hartimin e ligjeve të reja në disa vende.

    Mesazhi i tij është i qartë: shpërthimi i teknologjisë digjitale që nga viti 2010 ka shoqëruar një rritje të ndjeshme të ankthit, depresionit dhe vetëlëndimit tek të rinjtë.

    Ai propozon katër norma thelbësore për të ndalur këtë “riprogramim të madh” të fëmijërisë: pa telefona inteligjentë para moshës 14 vjeç, pa rrjete sociale para moshës 16 vjeç, shkolla pa telefona dhe më shumë lojë të lirë dhe të pavarur jashtë shtëpisë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

    Dhe punimet e tij thuhet se tashmë kanë pasur ndikim në legjislacion.

    Në Australi, ndalimi i rrjeteve sociale për nën 16-vjeçarët pritet të hyjë në fuqi më vonë këtë vit, pjesërisht i frymëzuar nga libri i tij.

    Në Mbretërinë e Bashkuar, Haidt është në kontakt me zyrtarë të qeverisë dhe ka marrë pjesë në takime në Parlament për të shtyrë përpara ndryshime konkrete.

    “Qëllimi nuk është t’i izolojmë fëmijët nga jeta sociale, por t’i mbrojmë nga platformat që synojnë t’ua rrëmbejnë vëmendjen”, thotë Haidt.

    Ndërsa shqetësimet për shëndetin mendor të brezit digjital rriten në mbarë botën, kërkimet e Haidt-it po ofrojnë si diagnozën, ashtu edhe një plan veprimi për ta përballuar këtë krizë. 

    Lajmi Paraprak

    Kremi kundër diellit – cilët janë përbërësit e dëmshmëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë