Infermierëve në spitalin e Tetovës u vazhdohen kontratat deri në dhjetor, por problem mbetet vendimi për punësim

    139 infermiereve në Spitalin e Tetovës do t’u vazhdohen kontratat në vepër deri në muajin dhjetor, ndërsa nuk pritet që të ketë ndryshime në shumën e pagave. Gjithashtu, infermiereve do t’u paguhen edhe pagat që nuk i kanë marrë. Drejtori i Spitalit, Agim Berisha thotë se qëllimi është që infermieret të sistemohen me vendim të punës.

    “Problemi është se vetëm për vendimet nuk kemi informatë të saktë. Dmth drejtori tha për te unë nuk jeni, do të duhet të kaloni në Ministri, nuk jap unë vendime, Ministria vendos. Tani ne edhe në Ministri do të kërkojmë të drejtat tona”, tha një infermiere.

    “Do të kemi vazhdim të kontratave deri në muajin e 12-të, kjo është një plus për ne”, the një tjetër infermiere.

    “Ashtu janë të artikuluar dhe ne nuk kemi hapësirë për t’i ndryshuar. Kontratat ashtu janë, kontratë në vepër. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu edhe intenca e qeverisë së re është që të hiqen këto kontrata, të mbarojnë, të sistemohen njerëzit si duhet me vendimet pune”, tha Agim Berisha, drejtor i Spitalit të Tetovës. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Merko del i pafajshëm për blerjen e veturës Audi prej 67 mijë euro – Gjykata s’gjeti prova

    Lajmi i rradhës

    Alarm shëndetësor në Shkup: mbeturinat rrezikojnë përhapjen e sëmundjeve infektive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë