Qytetarët e shohin, e ndjejnë, por nuk e denoncojnë korrupsionin

    Korrupsionin që e ndjejmë çdo ditë, qytetarët nuk e denoncojnë për shkak se nuk kanë besim te institucionet, ndërsa ata që e denoncojnë dëshirojnë të mbeten anonim, tregoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Aleksandar Janev në fillimin e fushatës “0% korrupsion – Ejani ta bëhet e vërtetë”.

    “Korrupsioni që për fat të keq në dekadën e fundit mori vrull dhe të them u bë kulturë dhe mënyrë e jetesës që askush nga ne si qytetarë normal apo bartës i funksioneve të caktuara nuk dëshirojmë të vazhdojë dhe të jetë ashtu”, tha Aleksandar Janev, Drejtor i BSP.

    Eksperti për antikorrupsion dhe larje të parave, Mojca Kuzmiçki theksoi se fokusi kryesor në këtë fushatë është ngritja e vetëdijes dhe ndërtimi i besimit, që njerëzit të mund të identifikojnë korrupsionin, të kuptojnë ndikimin e dëmshëm dhe të ndjehen të sigurt dhe të inkurajuar që të ndërmarrin aksion.

    “Shumë raste të korrupsionit mbetet të pavërejtura për shkak se kryerësit shpesh herë kanë interes personal dhe andaj nuk e shohin veten si viktimë. Shpesh ka mungesë të njohurive për atë se si të identifikohet korrupsioni dhe të reagohet në mënyrë adekuate. Dhe ndoshta më e rëndësishmja, shumë individ vendosin të mos denoncojnë dyshimet për korrupsion për shkak të frikës nga pasojat. Ejani ta bëjmë ndryshimin”, theksoi Mojca Kuzmiçki, ekspert për Antikorrupsion dhe larje parash.

    Drejtori i BSP-së shtoi se gazetarët dhe mediat janë kyç në procesin e përballjes me korrupsionin.

    “Si institucion shfrytëzojmë shumë nga storjet që publikohen nga mediat përkatësisht gazetaria hulumtuese. Ejani të gjithë së bashku të dërgojmë një porosi të fuqishme se nuk kemi mundësi të humbim kohë dhe është koha që të jemi të zëshëm dhe të gjithë së bashku krah më krah të qëndrojmë përballë këtij problemi të hidhur që është gjenerator i të gjithë veprimeve tjera, ndërsa mos dhashë Zoti edhe implikime tjera”, shtoi Aleksandar Janev, Drejtor i BSP.

    Fushata që është pjesë e projektit “Mbështesja e BE-së për sundimin e së drejtës” i financuar nga BE, ndërsa i realizuar në bashkëpunim me MPB-në, do të promovohet përmes rrjeteve sociale, platformave mediatike dhe me mbështetje nga persona publik me ndikim, me qëllim që të inkurajojë afirmim më të madh për nismën. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Tregti në çdo cep: Komuna e Tetovës toleron uzurpimin e trotuareve nga tregtarët ilegalë

    Lajmi i rradhës

    “Për disa, lufta s’ka përfunduar” – Rrëfimet e grave që lufta i ndëshkoi e shoqëria i heshti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë