Jamal bën gjithçka për ta afruar te Barcelona, Niko Uilliams mbetet mes dy gjigantëve të Europës

    Transferimi i Niko Uilliams te Barcelona do të ishte ndër më të bujshmit e kësaj merkato vere. Një vit më parë ishte e njëjta situatë, por sulmuesi qëndroi tek Atletik Bilbao.

    Zërat po shtohen sërish, pasi dëshira e vetë lojtari ekziston. Një rol të madh tek ai ka luajtur Lamin Jamal.

    Talenti i Barcelonës ka shfrytëzuar ndeshjet me Spanjën, për t’i folur më pas për mundësinë që të luajnë bashkë te Barça. Nga Europiani i fundit, kur fituan trofeun, kanë spikat. Tashmë janë kthyer në ëndërr për tifozët katalanas.

    Bajern Mynih ndërkohë është rivali i Barcelonës për shërbimet e tij. Çfarë duket e sigurt është se 22-vjeçari do të largohet nga Bilbao pas katër vitesh të kaluara me ekipin e parë.

    Lajmi Paraprak

    Këshilli Gjyqësor vazhdon të punojë me mungesë stafi

    Lajmi i rradhës

    Erdogan: bota duhet t’i jap fund banditizmit të Izraelit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë