20 lojtarët më të paguar në Kupën e Botës për Klube

    Kupa e parë e Botës për Klube e organizuar nga FIFA në Shtetet e Bashkuara do të nisë zyrtarisht mesnatën e të shtunës dhe të dielës. Turneu, i përbërë nga 32 skuadra elitare nga e gjithë bota, do të përfundojë më 13 korrik me finalen që do të zhvillohet në stadiumin “MetLife”.

    Takimi hapës do të vë përballë gjigantët egjiptianë të Al Ahly me skuadrën e Lionel Messit, Inter Miami. Ylli argjentinas përfaqëson MLS-në si lojtari më i paguar i saj dhe është pjesë e listës së 20 futbollistëve me të ardhura më të larta në këtë kompeticion, me një pagë neto prej 11.8 milionë eurosh, që e pozicionon në vendin e 11-të.

    Në listë mungon Cristiano Ronaldo, pasi Al Nassr nuk është pjesëmarrës në këtë edicion. Në të kundërt, ai do të kryesonte bindshëm me 170 milionë euro neto në sezon. Megjithatë, Arabia Saudite ruan prezencën e saj të fuqishme në këtë turne përmes Al Hilal, i cili sjell më shumë se një të katërtën e lojtarëve në listën e pagave më të larta.

    Klubi saudit ka gjashtë përfaqësues në këtë renditje, me Kalidou Koulibaly në krye – ish-lojtari i Napolit përfiton 34 milionë euro neto në vit. Pas tij vijnë Sergej Milinkovic-Savic dhe Aleksandar Mitrovic me nga 24.5 milionë euro secili. Lista vazhdon me Malcom, Ruben Neves dhe Joao Cancelo, që përfitojnë nga 15 deri në 17.6 milionë euro.

    Në kampin evropian, lojtari më i paguar është Kylian Mbappé i Real Madridit, me 15 milionë euro neto në vit, që përkthehet në mbi 31 milionë bruto. Francezi ndiqet nga Harry Kane (Bayern Munich, €13.3M neto) dhe Erling Haaland (Manchester City, €12.6M neto).

    Dusan Vlahovic i Juventusit është i vetmi përfaqësues nga Serie A në këtë listë, me një pagë prej 10.5 milionë euro neto, që do të rritet në 12 milionë nga korriku 2025.

    Top 20 lojtarët më të paguar në Kupën e Botës për Klube 2025 (paga neto/vjetore, në euro)

    1.Kalidou Koulibaly (Al Hilal) – €34M

    2.Sergej Milinkovic-Savic (Al Hilal) – €24.5M

    3.Aleksandar Mitrovic (Al Hilal) – €24.5M

    4.Malcom (Al Hilal) – €17.6M

    5.Ruben Neves (Al Hilal) – €16.9M

    6.Joao Cancelo (Al Hilal) – €15M

    7.Kylian Mbappé (Real Madrid) – €15M (€31.2M bruto)

    8.Harry Kane (Bayern Munich) – €13.3M (€25M bruto)

    9.Erling Haaland (Manchester City) – €12.6M (€22.9M bruto)

    10.Mohamed Salah (Liverpool) – €11.8M (€21.4M bruto)

    11.Lionel Messi (Inter Miami) – €11.8M (€17.7M bruto)

    12.Manuel Neuer (Bayern Munich) – €11.1M (€21M bruto)

    13.Ousmane Dembele (PSG) – €11M (€20M bruto)

    14.Thomas Müller (Bayern Munich) – €10.9M (€20.5M bruto)

    15.David Alaba (Real Madrid) – €10.8M (€22.5M bruto)

    16.Leroy Sané (Bayern Munich) – €10.6M (€20M bruto)

    17.Dusan Vlahovic (Juventus) – €10.5M (€19.4M bruto)

    18.Lucas Hernandez (PSG) – €10.5M (€19M bruto)

    19.Joshua Kimmich (Bayern Munich) – €10.3M (€19.5M bruto)

    20.Bernardo Silva (Manchester City) – €10.1M (€18.3M bruto)

    Lajmi Paraprak

    Armiku i heshtur i kopshtit

    Lajmi i rradhës

    Studimi zbulon se plastika e zakonshme në shtëpi, lidhet me mijëra vdekje globale nga sëmundjet e zemrës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë