Pasi përfundoi masa me marzhin e kufizuar të një pjesë të produkteve, ekziston mundësia për masa të reja nëse në ndërkohë produktet shtrenjtohen në mënyrë drastike.
Mickoski thotë se do të reagojë nëse ka praktika joparimore te tregtarët. Ai konkretisht u pyet për çmimet e një pjese të pemëve që mund të gjenden në tregjet dhe marketet.
Qëndrim konkret për masat eventuale do të formohet pasi që në seancë qeveritare do të shqyrtohet raporti i Inspektoratit shtetëror të tregut – inspektorët ishin në terren në maj, por edhe gjatë këtij muaji për të kontrolluar nëse ka ndryshim drastik të çmimeve pas përfundimit të masës parapake.
Sipas ministrit Durmishi, vendimet e reja mund të jenë më të ashpra për tregtarët, prodhuesit dhe distributorët nëse vërtetohet sjellje devijante te ata gjatë muajve maj dhe qershor. /TV21/