Oborret e shkollave, shpëtimi urban i Komunës së Tetovës

    Komuna e Tetovës ka nisur parapërgatitjet për ardhjen e mërgimtarëve. Do të veprohet bashkë me Sektorin e Punëve të Brendshme të Tetovës me një plan për lehtësimin e qarkullimit nëpër rrugë.

    Do të ketë lehtësime edhe për çështjen e parkimit. Atshu si çdo vit, edhe sivjet nga Sektori i Arsimit i komunës së Tetovës, thonë se me përfundimin e vitit shkollor 2025-2026, do të futen në përdorim edhe oborret e shkollave për ardhjen e mërgimtarëve që do të shfrytëzohen si vende shtesë parkimi.

    “Do hapet oborri i shkollës “Liria”, Istigball”, Gjimnazi i Tetovës si dhe oborri i shkollës “Goce Dellçev”, nga pjesa e pasme”, tha Nazmi Dauti. Sektori për arsim komuna e Tetovës.

    Për dallim nga viti i kaluar, sivjet nuk do të ndalohet qarkullimi i makinave në Bulevardin Iliria, sepse e njëjta ndalesë që u bë vitin e shkuar, sipas organeve komunale, nuk ka dhënë rezultatet e duhura. Ndërkohë në fillim të muajit tjetër do të organizohet vera kulturore e Tetovës, e cila, këtë vit do të kulmojë me një koncert nga grupi i mirënjohur Elita 5.

    “Vera tetovarë do të filloj më 16 korrik, ndërsa java e parë do të jetë java sportive, pastaj pason java poetike, e filmit, dokumentarit, netët rinore, netët e komuniteteve dhe do kemi tre koncerte të mëdha të verës kulturore tetovare. Në njërën nga tre netët e koncerteve do të performojë grupi Elita 5, ndërsa dy netët tjera do kemi artistë nga Kosova dhe Shqipëria”, tha Albion Alili. Zëdhënës i komunës së Tetovës. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çarshi: pij një kafe, fito të drejtën për në tualet!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë