Një studim i fundit në psikologji ngre një pyetje të fortë: A është sistemi arsimor i sotëm ndërtuar për të zhvilluar mendimin kritik, apo për të prodhuar qytetarë të disiplinuar që nuk e vënë në dyshim autoritetin?
Sipas studiuesve, shumica e metodave të mësimdhënies nxisin memorizimin dhe jo kuptimin e thellë. Nxënësit më të “mirë” shpesh janë ata që përsërisin saktë atë që u thuhet – jo ata që bëjnë pyetje sfiduese. Dhe më vonë, kjo reflekohet në shoqëri: Punonjës të mirë, por jo krijues; qytetarë të bindur, por jo të vetëdijshëm.
A është koha për të rishikuar atë që quajmë “arsimim i mirë”?