Ademi: Kodi Zgjedhor po shkruhet në zyrat e VMRO-së, pa konsultim me shqiptarët

    “Precedent i rrezikshëm në tentativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor”, kështu nis kritika e Arbër Ademit nga BDI, për futjen në procedurë kuvendore ndryshimet e Kodit Zgjedhor.

    “Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tradicionalisht dhe institucionalisht, janë propozuar gjithmonë nga Ministria e Drejtësisë ose nga deputetë të katër partive më të mëdha parlamentare, nga pushteti dhe opozita, në frymën e konsensusit dhe gjithëpërfshirjes.

    Tash, për herë të parë, është vendosur një precedent i rrezikshëm: ndryshimet janë propozuar njëanshëm, vetëm nga partitë më të mëdha maqedonase dhe koordinatori i “Vlen”-it, pa asnjë konsultim me partitë shqiptare opozitare, pa përfshirje të shoqërisë civile dhe, më shqetësuese akoma, pa marrë parasysh as rekomandimet e OSBE/ODIHR-it”, tha Ademi.

    Ai akuzon se këto ndryshime të propozuara, janë hartuar në seli partiake.

    “Aq më keq, këto ndryshime janë hartuar në zyrat e VMRO-DPMNE-së dhe janë prezantuar si “propozim ligjor”, ndërsa organizatat dhe iniciativat që me vite kërkojnë rregulla më të drejta për përfaqësim, janë anashkaluar tërësisht.

    Oligarkia dhe partitë maqedonase po e shtyjnë përpara agjendën e tyre, të ndihmuara nga disa “shqiptarë të ndershëm” të stilit millosheviçian, servilë të bindur ndaj pushtetit, por të zhveshur nga çdo përgjegjësi ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë.

    P.S. Sot ndryshimet e oligarkisë nuk kaluan, votimi është shtyrë, sepse nuk kanë shumicë të dyfishtë (Badinterit)”, tha Ademi.

    Lajmi Paraprak

    Përplasja mes Izraelit dhe Iranit – RMV mund të përballet me pasoja serioze

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë