OEMVP: nxënësit të ndjekin arsimin profesional për një të ardhme të sigurt në tregun e punës

    Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore u bëri thirrje nxënësve që kanë përfunduar arsimin fillor të orientohen drejt shkollave të mesme profesionale, në drejtimet që ofrojnë aftësi konkrete dhe praktike për tregun e punës. Fuqizimi i arsimit profesional është thelbësor për krijimin e kuadrove të kualifikuara dhe për ndërtimin e një fuqie punëtore të qëndrueshme dhe konkurruese.

    “Veçanërisht inkurajojmë orientimin drejt profesioneve deficitare, ku kërkesa në treg është në rritje dhe mundësitë për punësim janë të sigurta”, thuhet në kumtesën e OEMVP-së.

    OEMVP, njëherësh inkurajon dhe mbështet çdo nismë që e lidh arsimin me ekonominë dhe kontribuon në zhvillimin afatgjatë të kapitalit njerëzor në vend.

    Lajmi Paraprak

    Të gjitha hetimet dhe fletarrestimet ndaj Radoiçiqit në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë