Milani thuhet se ka filluar tashmë bisedimet me Bayer Leverkusenin për transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, këtë verë.
Rossonerët janë të interesuar të përforcojnë skuadrën e tyre edhe më shumë këtë verë, pasi synojnë t’i kthehen garave evropiane.
Njëri nga emrat më të përfolur për t’u transferuar këtë verë në San Siro është shqiptar Granit Xhaka, i cili pëlqehet shumë nga drejtuesit e Milanit.
Sipas ekspertit të transferimeve Fabrizio Romano, Milani bëri kontakt të drejtpërdrejtë të enjten me drejtuesit e Bayer Leverkusen për Xhakën.
Bisedimet klub me klub, sipas Romanos, kanë filluar pasi Xhaka është i hapur për t’u bashkuar me projektin e Milanit.
Transferimi i mesfushorit shqiptar mund t’i kushtojë gjigantit italian rreth 15 milionë euro.