Manchester City ka filluar të mendojë për të ardhmen pas Pep Guardiolës.
Pas një sezoni të vështirë ku City përfundoi në vendin e tretë dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi, trajneri spanjoll zgjodhi të qëndrojë duke rinovuar kontratën deri në qershor 2027 – megjithëse pranoi se kishte menduar largimin.
Pavarësisht kontratës së re, drejtuesit e klubit kanë nisur përgatitjet për një tranzicion të qetë dhe afatgjatë, me idenë se mandati i Guardiolës mund të përfundojë natyrshëm pas dy viteve.
Sipas Football Transfers, Cesc Fabregas – ish-mesfushori i Arsenalit dhe Chelseat, aktualisht trajner i Comos në Serie A – po shihet si një opsion serioz.
Ai ka impresionuar në aventurën e tij të parë menaxheriale.
Njohja e thellë me Ligën Premier dhe edukimi në akademinë La Masia e bëjnë Fabregasin një kandidat që mund të vazhdojë filozofinë taktike të Guardiolës pa ndryshime të mëdha strukturore.
Në Etihad, ideja është e qartë: ndërtimi i një pasardhësi që njeh sistemin, kulturën dhe stilin e klubit – dhe Fabregas duket se përmbush shumicën e këtyre kritereve.