UEFA ka përjashtuar ndër vite 13 klube nga Liga e Europës – ndër to edhe ekipi shqiptar

    UEFA ka ndaluar/pezulluar 13 ekipe nga Liga e Evropës në historinë e saj, dhe arsyet variojnë nga korrupsioni te problemet financiare.

    Organi qeverisës i futbollit evropian mbikëqyr turne të tilla si Kampionati Evropian, Liga e Kampionëve, Liga e Evropës dhe Liga e Konferencës.

    Por ndonjëherë ata kanë ndërhyrë dhe kanë ndaluar disa klube të garojnë për shkak të shkeljeve të ndryshme të rregullave.

    Katër klube janë ndaluar të garojnë në Ligën e Kampionëve, e cila shihet si gara kryesore e klubeve të UEFA-s, ndërsa dy kombe janë ndaluar të garojnë në Kampionatin Evropian që nga fillimi i tij në vitin 1960.

    Por, cilat klube janë detyruar të mos marrin pjesë në Ligën e Evropës, garën dytësore për klube të UEFA-s?

    Besiktas u përjashtua nga garat në qershor të vitit 2013 dhe vuajti një pezullim njëvjeçar për përfshirjen e tyre në trukimin e ndeshjeve vendase, siç u raportua nga BBC Sport në atë kohë.

    Skuadra tjetër turke, Fenerbahce, u pezullua gjithashtu për dy vjet për përfshirje në trukimin e ndeshjeve vendase.

    Milani u përjashtua nga Liga e Evropës për sezonin 2019/20 për shkak të shkeljeve të rregullave të Fair Play Financiar.

    Në vitin 2012, skuadra spanjolle Malaga u pezullua dy vjet nga UEFA dhe u përjashtua nga gara në sezonin 2013/14 për shkak të faturave të papaguara. Viti i dytë u hoq pas apelit, por CAS hodhi poshtë përpjekjen e tyre për të përmbysur të parin.

    Skuadra zvicerane FC Sion u përjashtua nga Liga e Evropës 2011/12 për futjen në fushë të lojtarëve të papërshtatshëm, të cilët u nënshkruan ndërsa klubi ishte ende nën një ndalim transferimesh të vendosur nga FIFA. Kjo i lejoi Celtic të rikthehej në garë në atë sezon.

    Partizani i Beogradit i Serbisë u përjashtua nga Liga e Kampionëve dhe Liga e Evropës për tri sezone në vitin 2017 për shkak të borxheve të papaguara.

    Rangers i Skocisë nuk mundi të garonte në garat evropiane në sezonin 2013/14, pasi “administratori i klubit… pranoi se klubi nuk është në gjendje të përmbushë afatin e 31 marsit të llogarive të vendosur nga UEFA”.

    Në vitin 2013, Rapid Bukuresht u përjashtua gjithashtu për një vit nga garat evropiane të klubeve nga Liga e Evropës dhe Liga e Kampionëve.

    Ndërkohë, Steaua u ndalua me kusht për një vit me një periudhë prove pesëvjeçare pas akuzave për trukim ndeshjesh, siç raportohet nga Sofia Globe.

    Skuadra ukrainase, Dnipro, mori një pezullim njëvjeçar në vitin 2016 për shkak të problemeve financiare.

    Klubi azer Inter Baku dhe Tasrgu Mureş i Rumanisë u pezulluan gjithashtu për një sezon.

    UEFA tha se ndalimet do të zbatohen në sezonin e ardhshëm, nëse klubet kualifikohen për Ligën e Kampionëve ose Ligën e Evropës për një periudhë tre-sezonale, sipas Reuters.

    Në vitin 2018, skuadra shqiptare, Skënderbeu, u përjashtua për dhjetë vjet nga të gjitha garat e UEFA-s, përfshirë Ligën e Evropës, si dhe u gjobit me 1 milion euro, pasi CAS tha se paneli i saj “zbuloi me kënaqësi se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitete të trukimit të ndeshjeve” si në ndeshjet vendase ashtu edhe në ato kontinentale, sipas AP. 

    Lajmi Paraprak

    Dislokimi i bombarduesve B-2 – Për sulm apo si kërcënim?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë