Ekspertët e sigurisë kibernetike kanë paralajmëruar përdoruesit e internetit që të ndryshojnë menjëherë fjalëkalimet, pasi janë zbuluar rreth 16 miliardë kredenciale të ekspozuara online.
Sipas hulumtuesve të Cybernews, të dhënat janë marrë kryesisht përmes programeve keqdashëse të njohura si “infostealers” dhe përfshijnë qasje në faqe si Facebook, Google dhe Apple.
Edhe pse nuk ka pasur ndonjë shkelje të centralizuar në këto kompani, rreziku për keqpërdorim mbetet i lartë.
Specialistët thonë se rreth 85% e këtyre të dhënave vijnë nga infostealers, ndërsa pjesa tjetër nga rrjedhje më të vjetra si ajo e LinkedIn.
Të dhënat kanë qenë të disponueshme për pak kohë në serverë të pasigurt, por janë fshirë pas zbulimit.
Ekspertët këshillojnë përdorimin e autentifikimit me dy hapa dhe menaxherëve të fjalëkalimeve.
Gjithashtu rekomandohet vizita në faqen haveibeenpwned.com për të kontrolluar nëse email-i është prekur.
Ky incident është një kujtesë serioze për nevojën e forcimit të masave të sigurisë digjitale.