Emri i profilit në Facebook i partisë Alternativa është ndryshuar në “Hajnat e Alternativës”. Partia thotë se faqja është hakuar nga Mesut Bajrami, ndërsa ky i fundit thotë se faqen e ka hapur dhe mirëmbajtur ai.
Pasi emri i profilit u ndryshua në “Hajnat e Alternativës”, postimi i parë shkruante:
“Zeqirija Ibrahimi dhe Bashkim Murtezi dilni tregoni kush po vjedh edhe nga tenderët e shtëpisë së Shëndetit në Kumanovë! Shkruan: Mesut Bajrami anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternarivës në profilin e tij facebook.”.
I menjëhershëm ishte reagimi përmes e-mailit zyrtar të partisë, të cilët thonë se profili është hakuar nga Mesut Bajrami.
“Njoftojmë opinionin se faqja zyrtare e Alternativës është hakuar nga personi Mesut Bajrami. Rasti është paraqitur në organet kompetente, konkretisht në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Theksojmë se personi në fjalë është i përjashtuar nga të gjitha organet e Alternativës dhe nuk ka asnjë lidhje me subjektin tonë. Kërkojmë nga organet kompetente që ky rast të trajtohet dhe të zgjidhet në mënyrë të shpejtë dhe efikase”, thanë nga Zyra për informim e Alternativës.
Ndërkaq, nga faqja me ‘emrin e ri’ në Facebook reaguan ndaj njoftimit të partisë:
“Demant: Faqja nuk është hakuar, po është hap dhe është rritë e mirmbajt nga Mesut Bajrami! T’fala Hajnave të Alternativës”.
Ndryshe, kryetari aktual i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut është nga partia Alternativa e cila është pjesë e koalicionit VLEN