Shëndeti mendor, alarm i radhës nga OBSh

    Shëndeti mendor sidomos tek të rinjtë duket se është alarmi i radhës i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

    Në një raport të ditëve të fundit, OBSh deklaron se 17% e popullatës në Europë përfshirë edhe Shqipërinë  janë prekur nga probleme të shëndetit mendor.

    E në fakt prej kohësh mjekë psikiatër  e psikologë që trajtojnë  këto probleme kanë ngritur zërin për epideminë e heshtur që po prek kryesisht adoleshentët dhe të rinjtë në Shqipëri por pa kursyer moshat e tjera.

    Problemet e e shëndetit mendor lidhen direkt me simptomat e ankthit  çrregullime të humorit  për të shkuar më pas tek simptomat e depresionit . Sipas statistikave të publikuara 1 në 6 persona  në rajon jeton me probleme  të shëndetit mendor dhe ajo që është më shqetësuese dhe e agravon më tej situatën është se 1 në 3 persona më probleme të shëndetit mendor nuk trajtohet.

    Shpesh mjekët psikiatër e lidhin e rritje ne ankthit dhe depresionit me gati 25%  për shkak të pandeminë së covid 19.

    Ndërkohë që  më shumë se 1 në 10 adoleshentë ose gati 11 % e adoleshentëve  shfaqin probleme të shëndetit mendor dhe kanë shkak sjellje në rrjetet sociale. Jo më kot shumë vende kanë ndërmarrë iniciativa për të ndalimin e tyre deri  në një moshë të caktuar.

    Një e katërta e vajzave 15 vjeç raportojnë se qëndrojnë të vetmuara në pjesën më të madhe të kohës  dhe po kështu  një në 4 persona mbi moshën 60 vjeç thonë se ndihen të vetmuar.

    Nisur nga këto të dhëna alarmante ekspertët e shëndetit kërkojnë që shëndeti mendor të jetë prioritet i qeverive dhe strukturave shëndetësore  në mënyrë që në bashkëpunim me institucionet të tjera ndikojnë uljen e shifrave shifra të raportuara. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    ChatGPT i dëmshëm për trurin?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë