Waitz: Maqedonia e Veriut i përket BE-së, koha për të ruajtur vrullin e zgjerimit pas 20 vitesh negociatash

    Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) në Parlamentin Evropian miratoi Raportin për Maqedoninë e Veriut. Këtë e njoftoi raportuesi për vendit Thomas Waitz. A iu shpreh se ndjehet krenar për kompromisin e gjetur për ta miratuar këtë raport, që siç thotë ai është i ekuilibruar mirë.

    “Sot miratuam raportin e parë të vendit për Maqedoninë e Veriut që nga viti 2022 në Komitetin e Punëve të Jashtme. Jam krenar për gjithë punën e madhe që u bë për të gjetur kompromise në mënyrë që të mund ta miratonim këtë raport të ekuilibruar mirë me një shumicë të gjerë politike. BE-ja duhet të qëndrojë e bashkuar me fqinjët e saj në peizazhin sfidues gjeopolitik me të cilin përballemi. Maqedonia e Veriut i përket BE-së. Pas 20 vitesh negociatash, ne duhet të ruajmë vrullin e mirë aktual për të çuar më tej procesin e zgjerimit”, thekson Waiz.

    Për miratimin e tij nuk kishte pritshmëri të mëdha, pasi të dyja palët, edhe Bullgaria edhe Maqedonia e Veriut këmbëngulnin në të vërtetat e tyre.

    Raporti i raportuesit Thomas Weitz u shty një herë për shkak të presionit nga eurodeputetët bullgarë. Mosmarrëveshja kryesore ishte formulimi “identiteti shekullor maqedonas” dhe njohja e qartë e gjuhës maqedonase. Bullgaria këmbëngulte në përdorimin e termave të tillë si “gjuha aktuale maqedonase” – një përpjekje që shihet si shfytyrim i identitetit maqedonas.

    Sipas kryeministrit Mickoski, Maqedonia meriton anëtarësim në Bashkimin Evropian, por me kokën lart.

    Mickoski dërgoi mesazhe të ngjashme, duke konfirmuar se nuk ka devijim nga qëndrimet.

    “Mjaft me poshtërime dhe pranim të gjithçkaje që do të na serviret në tryezë. Mjaft me pranimin e marrëveshjeve dhe kontratave dypalëshe që janë gjithmonë pa përjashtim në dëm të identitetit maqedonas, por kudo që të mundemi, luftojmë për të treguar të vërtetën tonë për Maqedoninë. Kudo përpiqemi të përcjellim atë që qytetarët ndiejnë dhe luftojnë për Maqedoninë tonë”, deklaroi Mickoski.

    Lidhur me votimin në PE, ai tha se nga atje ka marrë informacione shumë shqetësuese për një aktivitet të fortë të politikanëve të caktuar në Bruksel, por së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme “ata arritën të zbutnin goditjen që dikush donte t’i shkaktonte identitetit dh

    Përndryshe, Raporti Weitz kujton nevojën për të ruajtur vrullin dhe besueshmërinë e procesit të integrimit evropian dhe vëren se vendi vazhdon të tregojë angazhim ndaj integrimit evropian dhe përputhshmëri me politikat e BE-së.

    “Parlamenti Evropian bën thirrje për përparim të shpejtë në negociatat e pranimit, duke theksuar njëkohësisht rëndësinë e miratimit të ndryshimeve kushtetuese; inkurajon të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut të angazhohen në një dialog konstruktiv me qëllim arritjen e konsensusit të nevojshëm mbi këto ndryshime, të cilat do të forconin karakterin multietnik të vendit dhe do të përshpejtonin progresin e tij drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në raportin e Weitz.

    Lajmi Paraprak

    Mos i leni fëmijët pa mbikëqyrje, ata nuk e kuptojnë rrezikun e mbytjes në ujë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë