Ka kaluar mbi një vit që kur breshëri dëmtoi thuajse 100% të mbjellave në rajonin e Pollogut, ndërsa bujqit akoma nuk kanë marrë akoma asnjë dëmshpërblim. Thonë se akoma janë duke vuajtur pasojat e humbjeve dhe se nga ajo kohë e deri më tani askush nuk ka ardhur t’i vizitojë dhe t’ua dëgjojë hallin. Punën e kanë vazhduar, por janë në borxhe në barnatoret bujqësore.
“Para nga fatkeqësia natyrës që patëm me 22 e gjashtit muaj nga breshëri nuk kemi marrë asnjë denar. Të nevojshme janë se dëmet kanë qenë 100% se ne kemi qenë në mëshirë të fatit dhe jemi ende të zhytur në borxhe nga viti i kaluar në barnatoret bujqësore që kemi marr plehrat farërat, materiale për mbjellje, i kemi të pa shlyera”, tha një bujk nga Tetova.
“Për fat të keq premtime patëm, realizime jo! Ka një vit si për ne edhe për të gjithë bujqit dëmtimi ka qenë 100%, jemi në borxhe në barnatore, mundohemi me këtë vit të mbulojmë edhe atë. Kishim apeluar që sado pak të paktën borxhet ti shlyejmë”, u shpreh një bujk tjetër nga Tetova.
Nga komuna e Tetovë thonë se i kanë dorëzuar të gjitha lëndët në komisionin qeveritar.
“Nga ana e komunës së Tetovës janë dorëzuar të gjitha lëndët në komisionin qendrore dhe nga ana jonë jemi pastër në këtë aspekt dhe presim vendimin e qeverisë që më në fund të përmbyllet kjo”, deklaroi Besarta Ramadani – zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
Kryetra i komisionit qeveritar për vlerësim dhe dëmshpërblim është Fatmir Sabriu, të cilin u përpoqëm ta kontaktojmë – por ishte i pakapshëm, për t’u përgjigjur se deri ku është procesi për bujqit e Tetovës, pasi siç është mësuar deri më tani, shumica e bujqve në komunat tjera para dy muajsh janë dëmshpërblyer nga qeveria për dëmet e pësuara. /TV21/