Burg të përjetshëm për katër vrasësit e Vanjës – babai i saj shpallet i pafajshëm

    Ljupço Palevski-Palço, Bore Videvski, Vlatko Keshishev dhe Velibor Manev janë dënuar me burgim të përjetshëm për rrëmbimin dhe vrasjen e Vanja Gjorçeskës. Babai i Vanjës, Aleksandar Gjorçevski, është liruar nga akuzat. Shpenzimet e tij gjyqësore do të mbulohen nga shteti.

    “Secili prej të pandehurve dënohet individualisht me burgim të përjetshëm”, tha gjykatësi Ivica Stefanovski.

    Ata u liruan gjithashtu nga akuzat për rrëmbimin e Pance Zhezhovskit.

    “Të pandehurit Manev, Videvski, Keshishev, Palevski lirohen nga akuza se më 22 nëntor 2023 rreth orës 9 të mëngjesit në Veles, të pandehurit rrëmbyen Pançe Zhezhovskin me qëllim që ta detyronin të jepte diçka, përkatësisht një makinë. Prokurori publik nuk vërtetoi se ata e kryen krimin, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm”, tha Stefanovski.

    Katër të parët akuzoheshin se janë bashkëkryerës në planifikimin e rrëmbimit të 14-vjeçares Vanja me qëllim kërkimin e një shpërblimi. Aleksandar Gjorçevski, babai i vajzës, akuzohej për ndihmë dhe inkurajim në kryerjen e një krimi duke dhënë informacione rreth rutinës së përditshme dhe lëvizjeve të vajzës së tij.

    Lajmi Paraprak

    Nomofobia, si po na dëmton shëndetin frika nga të qenit pa telefon?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë