Çmimi i çdo prodhimi bujqësor nga ferma deri në tavolinë në vendin tonë dyfishohet.
Në fshatin Imësht të Lushnjës, dhe fruti i freskisë 105 km larg kësaj fusha pra në Tiranë kushton nga 40-60 lek kg në varësi se në cilin zonë ndodhet dyqani apo markata. E gjithë kjo sjellje e tregtarëve rëndon mbi kurrizin e fermerëve dhe xhepat e konsumatorit.
“ Unë kam 100 ha tokë të mbjellë të gjithin më shalqi dhe do ta eksportoj në Çeki, Hungari, Lituani, sot çmimi në fushë është 20 lek për kilogram Këtu abuzohet me çmimin këta të tregut brenda e merr tek unë me 20 lek kilogrami dhe e shet me 50 lekë e shet dyfish ose trefish më shumë, përse, sepse kështu më djeg prodhimin“-shprehet fermeri Regont Beqiri.
Deputeti i PS, Erion Braçe e ka një analize se përse shqiptarët po i blejnë frutat dhe perimet gjithnjë e më shtrenjtë.
“Kini parasysh se ndërmjetësin e tregut nga bujku deri në Tiranë. Grumbulluesi ka kostot e magazinimit, e mës ai sjell në Tiranë ku shtohet kostot e transportit, më pas kemi tregun monopol në hyrje të Tiranës i cili ka një qira tepër të shtrenjtë që kushton më shumë se sa një dyqan në QTU, shtohet kostoja e energjisë elektrike e cila nuk është ajo e përcaktuar ERE, por me çmimin e zotëruesit të tregut, shtohet çmimi i ujit , ku nuk është një çmim i përcaktuar nga ErU por sipas zotëruesit të tregut, shtohet dhe kostoja për çdo arkë të shitur. Dhe këto i ka thënë dhe Autoriteti i Konkurrencës. Arsyeja e dytë është tatimi mbi vlerën e shtuar dhe elementin e tretë mungesa e fiskalizmit”.
E gjithë kjo situatë fermerin e ka dërguar disa herë në prag falimentimi, ku në vend të fitimit ka siguruar një listë të madhe me borxhe.
“Nëse fermeri nuk merr lek çdo gjë vdes. Nuk ka dy vite që unë humba 100 mijë euro, nuk u shit as më 40 lekë për kg, 20 lek i do punëtori, 10 lekë transporti po unë u kalb aty në fushë“.
Por sipas zotit Braçe e gjithë kjo mund ta marrë fund tani dhe zgjidhja ndodhet në tavolinën e ministrisë së financave dhe asaj të Bujqësisë.
“Rikthimi i skemës së TVSH, barazimin për tregun e brendshëm me qellim që çmimet mos të rriten kot, prej një tatimi që praktikisht nuk funksionon si tatim mbi vlerën e shtuar siç e përcakton ligji por si tatim mbi qarkullimin siç e ndalon ligji Ndalimin e abuzimit dhe shmangien e ndërmjetësve. Të shesin bujqit pa ndërmjetës nuk do të ishte kurrë çmimi i shalqinit 50-60 leke, por 30-35 lekë për kilogram. Duhet të përmbyset skema e subvencioneve në bujqësi, vazhdojmë subvencionojmë sipërfaqe dhe nafta falas. Duhet të subvencionojmë për njësi prodhimi.”
“Nuk ka këtu shtet për ne, unë unë kam bërë 600-700 mln lek investim ai vjen e thotë ke 2mln lekë naftë“-thotë fermeri.
E gjithë kjo ngarkesë do të shkojë për eksport për shtetet e EU, kjo do të thotë që në prodhojmë më shijë dhe cilësi, i gjithë ky prodhim në këtë traktor ka dashur orë të tëra punë në shi e në diell, e pavarësisht kësaj çmimi për bujkun vazhdon e të mbetet surprizë për çdo sezon. /TCh/