Çmimet e shërbimeve të caktuara në Ohër si në kryeqendrat e Bashkimit Europian

    Gazetari: “A do të pinit kafe 3 euro këtu në sheshin e Ohrit? Epo, shikoni, një kafe 3 euro është shumë e shtrenjtë sipas standardeve tona. Kohët e fundit nuk kam qenë (në qendër). Për kafe jam ulur (më herët).”

    Zëvendësministri i Ekonomisë, Marjan Ristevski nuk ishte i informuar se sa kushton një kafe në qytetin e Ohrit, përkatësisht në Qendër. Ristevski nuk ishte i informuar as për rritjen e çmimeve dhe sfidat e turistëve. Paralajmëroi përforcimin e kontrolleve javën që vjen.

    “Për një sezon turistik më të suksesshëm dhe drejtpërdrejt për qytetarët e Ohrit, ata duhet të kenë çmime më normale, sepse është fillimi i sezonit të verës dhe ata duhet ta bëjnë këtë. Nëse ata nuk e bëjnë këtë, atëherë ne kemi masa dhe mundësi të ndryshme për të reaguar ndaj kësaj”, deklaroi Marjan Risteski, Zëvendësministër i Ekonomisë.

    Ndërsa qytetarët thonë se çmimet e shërbimeve të caktuara në Ohër janë si të pish kafe në kryeqendrat e Bashkimit Evropian.

    Qytetari: “Janë të larta. Shumë të larta. Çfarë ju shqetëson më shumë? Kafeja, një filxhan kafe kushton 200 denarë. Nuk është normale. A mendoni se kjo i dekurajon turistët? Sigurisht, është për të ardhur keq.”

    Qytetari: “Çmimet janë vërtet shumë të larta. Janë aq të larta sa nuk ka kuptim në këtë, nuk është askund kjo. Ne jemi të moshuar, të dy kemi pensione të mira dhe unë mundem, por të tjerët, të rinjtë që nuk punojnë dhe duan të dalin. Nipi dëshiron të dalë, dhe nuk mund t’i japim të holla çdo ditë.”

    Qytetari: “Mendoj se standardet tona janë të larta. A ke mundësi të ulesh ose të shkosh në restorant? Mundem një herë, por nëse shkon tre herë në ditë, është shumë shtrenjtë. A duhet që shteti të ndërhyjë dhe të rregullojë çmimet në lokale? Mendoj se po, çmimet janë të tepërta.”

    Qytetarët reagojnë vazhdimisht në rrjetet sociale duke postuar faturat e larta që kanë marrë në disa nga lokalet gastronomike në Ohër, ku çmimet si të ushqimit ashtu edhe të pijeve janë si në disa nga resorët më modern. Çmimi i një shishe lëngu është deri në 180 denarë, birra vendase është deri në 250 denarë. Çmimet e ushqimeve sillen nga 400 denarë e lart, pica nga 400 deri në 600 denarë, hamburgeri nga 290 deri në 450 denarë. Zëvendësministri i Ekonomisë tha sot në Ohër se për momentin nuk janë planifikuar kufizime të reja mbi marzhat e çmimeve të produkteve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Tharje të lëkurës, ushqime të ngrohta – Jeta brenda avionëve që bombarduan Iranin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë