Vazhdon rënia e numrit të nxënësve të klasës së parë në komunën e Dibrës

    Prej vitesh është në rënie numri i nxënësve të klasës së parë dhe ai trend negativ në vendin tonë është në Dibër ku edhe këtë vit ka rënë numri i nxënësve të regjistruar në klasën e parë, përcjell Nistori.

    Sipas listës së librit amë të të lindurve të MPB-së, për herë të parë në bankat shkollore në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës, duhet të ulen 150 nxënës të klasës së parë, që është rreth 15 për qind më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor, por sipas të dhënave janë regjistruar 106 nxënës të klasës së parë.

    “Në institucionin tonë arsimor, në vitin shkollor 2025/2026 duhet të regjistrohen 83 nxënës të klasës së parë në dy gjuhë mësimore. Për mësim në gjuhën maqedone duhet të regjistrohen 23 nxënës të klasës së parë nga të cilët pesë në shkollën rajonale në fshatin Xhepishte, ndërsa 60 për mësim në gjuhën shqipe. Janë regjistruar gjtihsej 57, prej tyre 43 për mësim në gjuhën shqipe, 14 për mësim në gjuhën maqedone”, tha për MIA-n Ajet Mullarexha, drejtor i SHFK “Panestia”.

    Sipas Arsim Miftarit, drejtori i SHFK “Sait Najdeni”, ku mësimi mbahet në gjuhën shqipe, janë regjistruar 22 nxënës të klasës së parë nga pesëdhjetë të parashikuar.

    Në ShFK “Riste Risteski” në Kosovrast të Poshtëm dhe dy shkolla rajonale në Kosovrast të Epërm dhe Mogorçe janë regjistruar 27, që është për 13 nxënës më pak të klasës së parë nga numri i parashikuar.

    “Sipas listës së marrë nga shërbimet përkatëse, në vitin e ri shkollor duhet të regjistrohen 40 nxënës të klasës së parë. Shikuar veçmas, 10 nxënës të klasës së parë janë regjistruar në shkollën rajonale në Mogorcë, nëntë në Kosovrast të Epërm dhe tetë në shkollën në Kosovrastit të Poshtëm. Kjo do të thotë se 13 nuk janë të regjistruar”, tha për AIM drejtoresha Shanija Ajroski.

    Para valës së migrimit që e përfshiu komunën në shkollë kishte rreth 500 nxënës të klasës së parë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ShGM miratoi Deklaratën për mbrojtjen e gazetarisë profesionale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë