Për t’u dukur ‘In’ apo në modë si modelet që u shfaqen nëpër rrjete sociale, vajzat adoleshente shpesh po dëmtojnë veten duke hequr dorë nga ushqimi. Mjekja psikiatre Valbona Alikaj po trajton një 15 vjeçare e cila ka përdorur 80 tableta shkarkues dhe ka kaluar në anoreksi nervore.
“Përveç anoreksisë nervore ka përdoru 80 lakasativë në mënyrë që në trup të mos mbetej asgjë nga ajo që konsumonte edhe pse konsumonte shume pak, hante vetëm domate”, thotë mjekja.
Vajza është e shtruar në shërbimin e psikiatrisë pasi pesha e saj është në kufijtë e minimales. Mjekja tregon se është nxënëse ekselente në shkollë.
Por si mundet një vajzë 15-vjeçare të blejë tableta laksative në farmaci?
“Është në limitet e peshës ndaj erdhi të kërkojë ndihmë. Por është shumë e informuar për kaloritë për çdo gjë që fut në organizëm. I kam kërkuar që të vijë të mbajë leksion para studentëve. është shumë e zgjuar dhe si arrin të sigurojë tabletat nëpër farmaci të ndryshme”, rrëfen mjekja.
Mjekja tregon se raste me anoreksi nervor ka shumë vajza në rrjete sociale që ndjekin disa modele koreane dhe kërkojnë të imitojnë ato.
Mjekja psikiatre bën thirrje për prindërit të tregohen vigjilentë çfarë programesh ndjekin fëmijët nëpër rrjete sociale, pasi shpesh janë shkak i problemeve të shëndetit mendor. /TCh/