Tragjedi në Itali: rryma e lumit i merr jetën vajzës 9-vjeçare nga RMV-ja, para syve të familjes

    Një tragjedi e rëndë ka tronditur komunën italiane San Giacomo di Pederobba, pranë Trevisos, ku ditën e djeshme rreth orës 16:00 ka humbur jetën një vajzë 9-vjeçare me prejardhje nga Maqedonia, raportoi “La Tribuna di Treviso”.

    Vajza, Adna Islam, banuese në Cavasso del Tomba, ishte në një ekskursion përgjatë lumit Piave së bashku me prindërit e saj, Ihmet dhe Nailën, si dhe me vëllain dhe motrën e saj më të vegjël. Sipas informacioneve, Adna po luante mbi gurët bashkë me disa fëmijë të tjerë, kur papritur rrëshqiti dhe ra në lumë. Rryma e fortë e ujit e tërhoqi dhe vajza u zhduk para syve të familjes dhe dëshmitarëve.

    Në vendin e ngjarjes mbërritën menjëherë ekipet e zjarrfikësve, karabinierët dhe zhytësit. Pas një kërkimi të gjatë dhe të lodhshëm, rreth orës 18:30, zhytësit e njësisë së zjarrfikësve e gjetën trupin e vajzës të bllokuar mes gurëve në lumë.

    Kryetari i komunës dhe zëvendësja e tij, thellësisht të prekur nga tragjedia, shprehën ngushëllime të sinqerta për familjen dhe theksuan se autoritetet lokale janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të mundshme për familjen në këto momente të vështira.

    Lajmi Paraprak

    Alarme ‘të papara’ në Francë, mbyllen rreth 200 shkolla – ndërsa ‘nxehtësia përvëluese’ përfshin Europën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë