Ku i blen Kosova naftën dhe karburantet e tjera?

    Kosova ka importuar gjithsej 338.5 milionë litra karburante gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2025, ku pjesa më e madhe, 130.6 milionë litra që kapin vlerën e 84.7 milionë eurove, kanë ardhur nga Arabia Saudite, duke e renditur atë si furnizuesin kryesor të vendit.

    Sipas të dhënave zyrtare që Radio Evropa e Lirë ka marrë nga Dogana e Kosovës, thuhet se në muajin janar çmimi mesatar për një litër karburant ishte 74.8 centë, ndërsa në muajin qershor u rrit në 80.8 centë, duke reflektuar luhatjet në tregun global të energjisë.

    Pas Arabisë Saudite, ndër furnizuesit kryesorë renditen: Greqia me 61.5 milionë litra karburante (41.6 milionë euro), India me 52.7 milionë litra (35 milionë euro), Italia me 32.9 milionë litra (24.4 milionë euro) dhe Kuvajti me 18.9 milionë litra (11.9 milionë euro).

    Ndërsa në rajon, Maqedonia e Veriut ka eksportuar drejt Kosovës rreth 6.6 milionë litra (4.8 milionë euro), Serbia ka eksportuar 197 mijë litra (306.7 mijë euro) ndërkaq Shqipëria ka eksportuar në Kosovë 142.8 mijë litra (77.5 mijë euro).

    Përveç importit, një sasi e konsiderueshme prej 212.9 mijë litrash (153.7 mijë euro) është prodhim vendor, duke theksuar edhe kontributin e industrisë së brendshme në furnizimin me karburant.

    Këto të dhëna tregojnë një varësi të lartë të Kosovës nga importi i karburanteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në çmimet e tregut në vend.

    Lajmi Paraprak

    143 ditë në vapë, Tirana ndër qytetet më të nxehta në Europë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë