“Shteti nuk ka siguruar mjete të mjaftueshme për mbrojtje shëndetësore të qytetarëve”

    Fotografia: Nistori

    Sistemi shëndetësor i Maqedonisë së Veriut, në kaos. Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar se gjatë vitit 2023, shteti nuk ka arritur të sigurojë mjete të mjaftueshme për programet për mbrojtje shëndetësore të qytetarëve.

    Sipas raportit për vitin 2023 Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar mbi 87 milionë euro për 23 programe, por është konstatuar se gjatë realizimit ka pasur shkelje, por edhe që nuk i kanë përmbushur rezultatet e pritura. Revizioni, jep kritika edhe për mosrealizimin e projekteve kapitale, e cila plotësisht e rëndon gjendjen financiare të sistemit shëndetësor.

    “Revizioni për Ministrinë e Shëndetësisë për vitin 2023 ka konstatuar se 23 programe për mbrojtje shëndetësore janë realizuar me mjete të pamjaftueshme, që ndikon në likuiditetin e institucioneve shëndetësore publike, mungesë të barnave në disa periudha dhe dobësi në kontrolle”, thonë nga Enti Shtetëror i Revizionit.

    Për programin e shërimit të sëmundjeve të rralla, janë siguruar barna për 235 pacientë me shpenzim të përgjithshëm prej 14,2 milionë euro, por revizioni ka konstatuar se nuk është kryer evoluim i efektit nga terapitë, ndërsa ka pasur mungesë të të dhënave për shpenzimin dhe rezervat e barnave.

    Program tjetër është ai për sigurim të insulinës, ku janë shpenzuar rreth 15 milionë euro, ndërsa është konstatuar se nuk janë realizuar aktivitete parandaluese, ndërsa kontrolli i rezervave është jo i plotë për shkak se nuk janë harmonizuar të dhënat mes sistemin “Termini im” dhe raportet e institucioneve shëndetësore.

    Më tej, rreth 380 mijë euro janë shpenzuar për programin për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, por me të njëjtin nuk është arritur efekti i pritur. Revizioni ka konstatuar se përfshirja e popullatës ka qenë e ulët, ndërsa një pjesë e pacientëve kanë pritur gjatë ose fare nuk i kanë marrë rezultatet e skriningut për kancer në qafën e mitrës.
    Ministria e Shëndetësisë, sipas raportit gjatë vitit 2023 nuk ia ka paguar 24,4 milionë euro Fondit për sigurimet shëndetësore të qytetarëve dhe me këtë e ka rënduar gjendjen financiare të Fondit.

    Problemi me sistemin shëndetësor ndër vite është në fokus të kritikave, sidomos për keqpërdorimet financiare. Rast i tillë ishte edhe skandali me Onkologjinë, ku dyshohet se punonjësit kishin vjedhur dhe shitur terapitë e të sëmurëve me kancer. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Si paraqitet gjenocidi në Srebrenicë në librat në Serbi?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë