Sanksionohen tetë persona në Maqedoni, nuk respektuan ndalesën në pyje

    Nga ana e nëpunësve policorë të SPB Strumicë, në zonat pyjore të rajonit të Strumicës janë ndërmarrë masa dhe aktivitete për të konstatuar nëse qytetarët po e respektojnë vendimin për ndalim të plotë të lëvizjes nëpër pyje, i cili hyri në fuqi më 01.07.2025 dhe do të zgjasë deri më 31.08.2025.

    Siç njofton MPB, gjatë kontrollit u zbuluan tetë persona që po lëviznin në zonat pyjore pa leje për lëvizje në pyje të lëshuar nga Ndërmarrja Publike “Pyjet Nacionale”.

    Për masat e ndërmarra nga SPB Strumicë është njoftuar Policia Pyjore Strumicë, e cila është kompetente për të ndërmarrë procedurat e mëtejshme ndaj personave, në përputhje me nenin 57 paragrafi 3 të Ligjit për Pyje. 

    Lajmi Paraprak

    Kuota për nxënësit migrantë në shkollat gjermane!

    Lajmi i rradhës

    Ukraina përgatit nxënësit për luftë, ata do të mësojnë të fluturojnë dronë luftarakë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë