Flakë në disa qytete të Shqipërisë, ndërsa Rama deklaron: s’ka forcë që e rrëzon Shqipërinë

    Lezha, Shkodra, Burreli, Laçi, Elbasani, Korça, Vlora, Gjirokastra, Dibra, dhe Pogradeci janë zgjuar këtë të premte me protesta.

    Të rinjtë, gjimnazistë dhe studentë, kanë bojkotuar mësimin dhe kanë dalë në rrugë për të protestuar. Në rrethe, tubimi shënon ditën e dytë të protestave.

    Ndërkohë, në Lezhë ka pasur tensione mes protestuesve dhe Policisë, ku palët janë përplasur fizikisht dhe ka pasur të lënduar policë dhe një protestuese. Në drejtim të një gjimnazi janë hedhur gurë. Më pas, Policisë i është dhënë urdhër të tërhiqet dhe të shmangë përplasjet me të rinjtë.

    Në Tiranë, protestuesit janë grumbulluar para Ministrisë së Arsimit, ku ka nisur përplasja me Policinë. Më pas, janë zhvendosur te Ministria e Ekonomisë, ku kanë shkatërruar derën dhe kanë vënë flakën. Menjëherë më pas, Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës ndaj tyre për t’i shpërndarë.

    Kryeministri Edi Rama ka shkuar sot pranë bizneseve të dëmtuara nga flakët e vendosura nga protestuesit një natë më parë në Tiranë.

    “Kjo flakë nuk është e studentëve, edhe këtë sprovë do ta kalojmë bashkë”, ka deklaruar ai. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Sa të sigurta janë të dhënat digjitale në Kosovë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë