“Tetova n’festë” nis verën me kulturë, sport dhe art

    Nga sot, 16 korrik, Tetova hyn në një muaj festimesh kulturore me edicionin e radhës të “Verës së Kulturës Tetovare”, që këtë vit vjen nën moton “Tetova n’Festë”. Ngjarja do të zgjasë deri më 3 gusht dhe pritet të sjellë një program të pasur me aktivitete kulturore, artistike dhe sportive për të gjitha moshat, përcjell Nistori.

    Aktivitetet janë të ndara në disa kategori kryesore: Ditët e Sportit, Kultura, Folklori, Netët e Filmit, Netët Rinore dhe Festa në Shesh. Një nga shtyllat kryesore të këtij edicioni është programi i netëve të komuniteteve, që do të zhvillohet në sheshin qendror dhe do të pasqyrojë mozaikun kulturor të qytetit përmes përfaqësimit të komuniteteve shqiptar, maqedonas, turk dhe rom.

    Duke e prezantuar programin, kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, tha:

    “Synimi është zhvillimi i kapaciteteve kulturore dhe përforcimi i kujtesës kolektive. Programi i netëve të komuniteteve, që do të zhvillohet në sheshin qendror, është i ndarë sipas përfaqësimit të komuniteteve që bashkëjetojnë në Tetovë: shqiptar, maqedonas, turk dhe rom.”

    Kasami theksoi se qëllimi kryesor i këtij organizimi është promovimi i një jetese aktive, të shëndetshme dhe të qasshme për të gjithë qytetarët, pa dallim moshe apo përkatësie etnike.

    Për realizimin e këtij programi janë parashikuar rreth 10 milionë denarë, të siguruara pjesërisht nga buxheti i Komunës së Tetovës dhe pjesërisht nga donatorë. Kasami shtoi se pas përfundimit të aktiviteteve do të publikohet një raport i detajuar mbi shpenzimet.

    Në vijim, qytetarët mund të njihen me programin e plotë të “Verës Tetovare 2025”.

    Lajmi Paraprak

    Rusia rrit përdorimin e armëve kimike kundër Ukrainës, thotë Kallas

    Lajmi i rradhës

    Nuk do të ndahet aktakuza për të dyshuarit e tragjedisë së Koçanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë