Oda e Zejtarëve sot i informoi zejtarët se është vazhduar thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve në Ministrinë e Ekonomisë. Nga oda ju bënë thirrje zejtarëve që ta shfrytëzojnë vazhdimin e thirrjes, që të aplikojnë.
“I informojmë të gjithë të interesuarit se thirrja publike për subvencionimin e zejtarëve për vitin 2025, e publikuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës më 5 qershor vazhdon deri më 15 gusht të këtij viti, në vend se deri 18 korrik, siç ishte paralajmëruar në fillim”, deklaroi kryetari i OZRMV, Agron Fazliji.
Informacionet shtesë për vazhdimin do të publikohen në ueb-faqen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës.
“Zejtarët do të kenë mundësi të furnizojnë pajisje të re, të bëhen më konkurrues në treg, të kontribuojnë në zhvillimin e ekonomive lokale”, deklaroi Fazliji.






