Në muajt e verës, çerdhet janë pothuajse të zbrazura

    Muajt e verës kanë ulur për 70 për qind numrin e fëmijëve nëpër çerdhe. Kjo ndodhë për shkak se shumë prej prindërve, varësisht profesionit që kanë, gjatë periudhës së verës qëndrojnë në shtëpi dhe kujdesen për fëmijët e tyre. Pavarësisht numrit të vogël aktivitet në çerdhe realizohen sipas programit të paraparë për mësim por duke ju përshtatur temperaturave të larta. Nga çerdhja “Borëbardha” thanë për Alsat se kujdes i posaçëm i kushtohet ushqimit që u jepet fëmijëve.

    “Numri i fëmijëve është ulur për 70 për qind. Në të dy objektet pikërisht sot kemi vetëm 200 fëmijë. Kemi meny sipas të cilës punojmë mirëpo në periudhën e verës që prej se unë jam drejtor i këtij institucioni, prej muajit qershor e deri në muajin shtator nuk u jap vezë dhe mish pule fëmijëve në kopsht. Vezët dhe mishi i pulës janë bartësit më të mëdhenj të salmonelës, nuk rrezikoj në këtë periudhë të nxehtë. Fëmijët më shumë han perime dhe fruta”, tha Narell Salih Buçi, drejtore e çerdhes “Borëbardha”.

    Derisa ekipi i Alsat vizitoi këtë objekt fëmijët po bënin vizatime të ndryshme. Hana dhe Eda po vizatonin dhe ngjyrosnin akulloret.

    “Çka ke vizatu? Akullore. A I pëlqen shumë akulloret? Po. Me çka e ngjyros akulloren, me cilat ngjyra? Me të kuqe, me të verdhë dhe me të gjelbër”, tha një fëmijë.

    “E ti cilat akullore I do më shumë, me çfarë shijë? Me shalqi. Po tjetër? Me banane”, shtoi një tjetër.

    Fëmijët e tjerë po notonin në detin e improvizuar. Edukatoret bashkë me përkëdhelëset një pjesë të brendshme të çerdhes e kishin shndërruar në plazh të improvizuar për ti argëtuar fëmijët.

    “Çka po bëni tash këtu? Po lahemi. Po notoni sikur në deti? Po. Çka është kjo? Peshkaqeni”, tha një fëmijë tjetër.

    Ku je tash për momentin? Në deti. Po notoj. Çka është kjo? Peshku. Çfarë ngjyre ka? Pink. E ky tjetri? Blu”, tha një fëmijë.

    “Në çerdhe luajmë si me qenë në plazh”, shtoi një fëmijë.

    Sipas të dhënave nga ky institucion, numri i përgjithshëm i fëmijëve të sistemuar është mbi 400 ndërkohë që një numër i lartë fëmijëve vazhdojnë të mbeten në listën e pritjes./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Temperaturat e larta / Qytetarët nuk respektojnë rekomandimet nga mjeku

    Lajmi i rradhës

    Polemikë ndërmjet Mucunskit dhe Osmanit për Marrëveshjen e Ohrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë