Dallamë e jelek nusesh në mbeturina!

    Një zbulim i pazakontë është bërë nga punëtorët e kompanisë regjionale të mbeturinave “Pastrimi” gjatë grumbullimit të mbeturinave në kryeqytet.

    Në mesin e mbeturinave, ata kanë hasur në një dallamë dhe një jelek tradicional – rroba të pastra dhe të ruajtura me përpikmëri, si të mos kishin dalë kurrë nga sirtari.

    Përkrah tyre ishin edhe një palë rroba burri, të palosura me kujdes, pa asnjë shenjë kohe apo dëmtim, të trajtuara me një respekt që rrallë shihet në objekte të hedhura.

    “Ndoshta ishin pjesë e pajës, ndoshta dhuratë nga një dasmë apo kanë pasur tjetër domethënie”, ka njoftuar kompania “Pastrimi”, duke shprehur habinë për mënyrën se si këto rroba kishin përfunduar mes plehrave.

    Lajmi Paraprak

    Fermerët paralajmërojnë: tokat mund të mbesin të papunuara nëse vazhdojnë vonesat në subvencione

    Lajmi i rradhës

    “Ne jemi të gjithë palestinezë” – mbi 100 mijë njerëz marshojnë në Sidnei

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë