Këtë sezon janë mbytur katër shtetasë të Maqedonisë në Greqi

    Një shtetase e Maqedonisë, 75-vjeçare, është nxjerrë pa shenja jete në plazhin Sozopoli, pranë gishtit të parë të Halkidikit.

    Asaj i është dhënë ndihma e parë mjekësore nga ekipi i urgjencës, pas së cilës është dërguar në spital, por mjekët konstatuan vdekjen. Sipas informacioneve shtesë, në kuadër të hetimit paraprak është urdhëruar autopsi në Institutin për Mjekësi Ligjore në Selanik.

    Ky është rasti i katërt i mbytjes së një shtetasi të Maqedonisë në plazhet greke këtë sezon.

    Gjatë dy muajve të fundit jetën e kanë humbur një djalë 20-vjeçar në gishtin e parë të Halkidikit, një grua 77-vjeçare në gishtin e dytë dhe një burrë 80-vjeçar pranë Kavallës.

    Lajmi Paraprak

    Finance Think: rritja e çmimeve vjen nga shpenzimet e shtuara të qytetarëve

    Lajmi i rradhës

    Salah kërkon të vërtetën nga UEFA për vrasjen e futbollistit palestinez në Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë